1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Drejtësia e vendosur të veprojë ndaj mëkatarëve të detyrimeve fiskale

Afera e re nga Lihtenshtajni është një shkak më tepër për të ndërmarrë diçka kundër oazeve të taksave, të cilat mundësojnë transferimin ilegal të parave.

Llogari të reja ilegale në Lihtenshtajn

Llogari të reja ilegale në Lihtenshtajn

Temë qëndrore e gazetave të sotme gjermane është zbulimi i fakteve të reja për llogaritë bankare ilegale në Lihtenshtajn.

Në lidhje me këtë gazeta "Frankfurter Rundschau" shkruan: "Mëkatarët që s'kanë paguar taksat kudo në Gjermani me siguri që po bëhen tani edhe më nervozë. Tendenca sot është që paratë të depozitohen në bankat e Singaporit, por nuk mund të përjashtohet fakti që edhe aty mund të ketë punonjës bankash që kopjojnë ilegalisht të dhënat e klientëve dhe ua japin ato personave të paautorizuar, dhe në rastin më të mirë autoriteteve fiskale. Çështja është se për sa kohë politika gjermane do të vazhdojë të mbështetet tek energjia kriminale e nëpunësve të caktuar. Afera e re nga Lihtenshtajni është një shkak më tepër për të ndërmarrë diçka kundër oazeve të taksave, të cilat mundësojnë transferimin ilegal të parave."

Kurse gazeta «Der neue Tag» (Weiden) shkruan:

Kush nuk kooperon nuk mund të mendojë se do t'i shpëtojë dënimit me heqje lirie. Vendimi i parë që u mor në lidhje me aferën finaciare të Lihtenshtajnit është megjithë dënimet relativisht të buta një lloj kërcënimi. Drejtësia është e vendosur që të veprojë sidomos ndaj mëkatarëve të detyrimeve fiskale që nuk tregojnë asnjë shenjë pendese. Ajo nuk do që ata që kanë shumë para të mos e respektojnë ligjin dhe që të pasurit t'i bëjnë bisht detyrimit të tyre kundrejt komunitetit. Për të ndjekur këtë linjë hetuesve, prokurorëve dhe gjykatësve iu nevojitet durim dhe këmbëngulje.

  • Data 03.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eps9
  • Data 03.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Eps9