1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Drejtësi megjithë krizën

Kriza ekonomike i ka bërë pjesën më të madhe të vendeve të BE-së më të padrejtë nga ana sociale, konstaton një studim i fondacionit Bertelsmann. Por ka edhe përjashtime. Daniel Schraad-Tischler është një nga autorët.

DW: Zoti Schraad-Tischler, ju e quani këtë studim një indeks të drejtësisë. Çfarë është për ju drejtësia në një shtet?

Schraad-Tischler: Drejtësia sociale është gjithnjë edhe objekt i betejave politike. Por unë besoj se prekim thelbin kur themi se drejtësi sociale do të thotë që mundësisht secili në një shoqëri të ketë të njëjtat shanse për t‘u realizuar, të njëjtat shanse për pjesëmarrje. Kjo do të thotë që sfondi social të mos ketë ndikim negativ për atë se çfarë bën njeriu në jetë.

Cilat vende paraqiten veçanërisht mirë dhe cilat më keq? Dhe përse?

Vendet në veri të Evropës, Suedia, Finlanda, Danimarka dhe edhe Holandaparaqiten shumë mirë, ato janë në krye. Pjesa më poshtë e listës formohet kryesisht nga vende në jug dhe juglindje të Evropës. Pikërisht Greqia ka humbur shumë në dimensionin social në vendet e fundit gjatë krizës dhe është në fund të radhitjes në këtë indeks.

Daniel Schraad-Tischler Experte der Bertelsmann Stiftung

Daniel Schraad-Tischler

A pati edhe të papritura? Si p.sh, që Itallia e kamur rezulton shumë dobët ndërsa Çekia mirë?

Italia është dukshëm përpara Çekisë sa i takon Produktit të Brendshëm Bruto për banor, por në indeksin tonë rezulton shumë më dobët se Çekia. Dhe kjo flet për atë që Italia për vite më radhë ka vendosur piketa të gabuara politike sa i takon shanseve të të rinjve. Italia është një nga vendet më të padrejta kur është fjala për drejtësinë mes brezave, sa i takon shanseve të të rinjve në tregun e punës apo çështjes së shmangies së varfërisë tek të rinjtë. Në Çeki shanset në këtë drejtim janë dukshëm më të mira.

Vëmendjen tërheq gjithashtu që shumë lart në renditje është Estonia. Krejt ndryshe vendi fqinjë Letonia. Cila është baza e modelit estonez të suksesit?

Estonia rezulton në radhë të parë shumë mirë sa i takon shanseve të arsimimit. Në këtë drejtim Estonia, ngjashëm me Finlandën, është një vend shumë i suksesshëm kur është fjala për të reduktuar në maksimum ndikimin e sfondit social në suksesin e arsimimit. Një tjetët pikë është barazia mes brezave. Estonia është në BE dhe edhe në OECD vendi me nivelin më të ulët të borxhit në krahasim me PPB, edhe pse vendi u prek shumë nga kriza ekonomike. Gjithashtu brezave të ardhshëm u ngarkohet një peshë dukshëm më e vogël financiare në krahasim me vende të tjera.

Pra në masë të madhe kemi të bëjmë më pyetjen se sa drejt ka ka vepruar një vend me peshën e krizës. Pra nuk është patjetër një çështje e mirëqënies?

Irlanda për shembull ka vepruar në mënyrë shumë të gabuar me ndarjen e peshave të krizës megjithëse ka një PPB të ngjashëm për frymë si vendi kryesues i listës Suedia. Ne nuk kemi hartuar një tregues të mirëqënies. Por mund të dallohet se mes mirëqënies së një vendi dhe drejtësisë sociale ka një lidhje. Në fakt tendenca është që sa me e lartë të jetë aftësia performuese ekonomike e një vendit aq më të larta janë edhe shanset për drejtësi sociale, por automatizëm nuk ka.

Çfarë mund të thuhet për Gjermaninë në indeksin e drejtësisë?

Gjermania është në vend të 7 nga 28 shtetet anëtare. Dhe interesante është që si një nga vetëm tre vende krahas Polonisë dhe Luksemburgut, në intervalin kohor të vrojtuar prej nesh nga 2008 deri sot, ka pasur një përmirësim të lehtë. Pjesa më e madhe e vendeve ka pasur përkeqësim. Hendeku social thuajse kudo është thelluar, por në Gjermani ka pasur një përmirësim të lehtë.

Si shpjegohet kjo?

Kjo shpjegohet para së gjithash me faktin që zhvillimi i punësimit ka qenë mjaft robust megjithë krizës. Papunësia tek të rinjte është më e ulëta në Evropë. Papunësia afatgjatë, një nga shkaqet kryesore të varfërisë, është reduktuar dukshëm. Kuota e punësimit të njerëzve në moshë është rritur qartë. Këto janë arsye përse Gjermania ka shënuar përmirësim përkundër tendencës. Por ka edhe fusha ku mund të bëhen përmirësime, si p.sh. në fushën e arsimit, ku ashtu si dhe më parë ka një lidhje të ngushtë mes sfondit social të nxënësve dhe suksesit të tyre në shkollë. Edhe në tregun e punës është një sfidë e madhe përmirësimi i kushteve atipike të punësimit si sektori me paga të ulëta, puna e kufizuar në apo punësimi jo i drejtpërdrejtë , drejt kushteve normale të punësimit.

Cili vend është përmirësuar më shumë?

Polonia. Ajo ka arritur të minimizojë rrezikun e varfërisë dhe përjashtimit social. Kriza nuk e ka prekut Poloninë aq fort sa vende të tjera. Dy qeveritë e drejtuara nga Tusk kanë bërë një politikë të mirë. Në arsim është investuar në edukimin në moshë të njomë të fëmijëve dhe janë përmirësuar strakturat. Polonia vërtet nuk është një nga vendet në krye të listës sa i takon drejtësisë sociale, është më shumë në mesfushë por ajo vjen nga pozicione shumë poshtë në listë dhe ka shënuar përmirësimin më të madh në krahasim me të gjitha vendet.

Në periudhën kohore nga 2008 deri 2014 studimi i Fondacionit Bertelsmann ka shqyrtuar të 28 vendet e BE sipas kritereve si shmangia e varfërisë, shanset për arsimim, përkujdesja shëndetësore apo mungesa e diskriminimit.