1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Drashkoviq: Serbia dhe Kosova si fqinje

29 Prill 2012

Vuk Drashkoviqi kërkon heqje dorë nga politika e Millosheviqit. Kosova dhe Serbia duhet të kenë raporte speciale, thotë ai, duke kjërkuar zgjidhje edhe për problemin e strukturave paralele në Veriun e Kosovës.

https://p.dw.com/p/14mhw
Fotografi: DW

Vuk Drashkoviq thotë se Kosova dhe Serbia duhet të kenë raporte speciale. Ndërsa strukturat paralele serbe në Kosovë kundërshtojnë vendimin e qeverisë serbe.

Lideri i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe (dhe një nga liderët e koalicionit "Preokret" - "Kthesa" ) Vuk Drashkoviq është i mendimit se Serbia me Kosovën duhet të ketë raporte si me një fqinj special. Ndëkrohë që pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve është me interes të jashtëzakonshëm edhe për serbët e Kosovës.

"Pajtimi me shqiptarët ka një interes të dorës së parë për popullin serb në Kosovë. Edhe pa njohjen formale të pavarësisë, Serbia duhet të ketë me Kosovën një bashkëpuninm të plotë në të gjitha fushat si me një fqinj special", deklaroi Drashkoviq në një tubim paraelektoral të koalicionit "Preokreta" në Beograd.

Drashkoviq pohon se Serbia duhet të bëjë kthesë në të gjitha fushat dhe duhet t'i jap fund politikës së Sllobodan Millosheviqit ndaj Kosovës. "Serbia duhet të interesohet për popullin në Kosovë dhe jo territorin e Kosovës, theksoi Drashkoviq.

Vuk Drashkoviq
Vuk DrashkoviqFotografi: picture alliance/dpa

Vendimet e qeverisë serbe të paparanueshme

Krerët e strukturave paralalele serbe në veri të Kosovës e kanë quajtur të papranueshëm vendimin e qeverisë serbe që zgjedhjet të organizohen nga OSBE-ja, deklaroi Millan Ivanoviq. Komisioni Qendror Zgjedhor ka kumtuar të premten në Beograd se votat e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të zhvilluara në veri të Kosovës do të numrohen në Rashkë dhe jo në territorin kosovar.

"Kjo do të thotë se procesi zgjedhor nuk do të zhvillohet në tërë territorin e Serbisë dhe se ne do të votojmë si diasporë", deklaroi Ivanoviq. Ai e quajti këtë vendim të papranueshëm duke shtuar se pushteti i tanishëm ka frikë nga votimet në Kosovë, pasi që shumica e qytetarëve serb atje janë kundër tij.

"Pranohet coptimi i Serbisë"

"Ky pushtet ka pranuar coptimin e Serbisë dhe ka hequr dorë nga Kosova, për të mbetur në pushtet dhe për të fituar kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian", tha ai. Ivanoviq pohon se në Zubin Potok dhe në Zveçan do të mbahen edhe zgjedhjet lokale, përkundër faktit që qeveria serbe është deklaruar kundër zgjedhjeve të tilla në Kosovë.

"Nëse nuk mbahen zgjedhjet lokale do të hapet hapsirë për vendosjen e institucioneve dhe shtetit të Kosovës në këtë hapsirë", pohon Ivanoviq.

Autor:Agj/Cani

Redaktoi: Pandeli Pani