1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Drama greke në samitin e G 20 në Kanë

Në prag të samitit të G20- në Kanë krerët e shteteve të BE rrisin presionin ndaj Greqisë. Vetëm me një rezultat pozitiv të referendumit Greqia do të vazhdojë të jetë pjesë e eurozonës.

Merkel Sarkozy në takimin e G20 në Kanë

Merkel Sarkozy në takimin e G20 në Kanë

Vendet më të industrializuara dhe në eskpansion (G20) këtë të enjte nisin konsultimet në qytetin francez të Kanës lidhur me reformat e sektorit financiar global. Në qendër të takimit dyditor janë masat për një rritje ekonomike dhe punësim. Gjermania synon një riorganizim global të financave shtetërore dhe vendosjen e një rregulli të fortë të tregjeve financiare, si dhe vendosjen e një takse të transaksioneve financiare. Para samitit Kancelarja Angela Merkel do të takohet me presidentin e SHBA-së, Barack Obama. Obama shpreson që nga ky samit të dalin sinjale, prej të cilave mund të përfitojë ekonomia e paralizuar e SHBA-së.

Kryeministri grek Jorgos Papandreou

Kryeministri grek Jorgos Papandreou

Më parë ishin takuar në një takim krize për Greqinë kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, komisioneri i BE-së José Manuel Barroso, drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, shefi i grupit të eurozonës Jean-Claude Juncker, si dhe kryeministri grek Giorgos Papandreou.

Evropianët të zemëruar

Nga vendimi i njëanshëm i grekëve është krijuar një situatë jashtazakonisht serioze, tha Merkel në mbyllje të takimit gjatë një konference për shtyp së bashku me presidentin francez Sarkozy. Të dy theksuan se dëshirojnë, që grekët të mbeten në eurouzonë, por stabiliteti i monedhës ka përparësi. "Euro-ja si e tërë duhet të qëndrojë stabile. Ne duam ta arrijmë këtë më mirë me Greqinë, se sa pa Greqinë. Por detyra që euroja të qëndrojë si monedhë stabile, është kryesore, është detyrë parësore, për të cilën në jemi zotuar", tha Merkel.

Të dy theksuan se dëshirojnë, që grekët të mbeten në eurouzonë, por stabiliteti i monedhës ka përparësi

Të dy theksuan se dëshirojnë, që grekët të mbeten në eurouzonë, por stabiliteti i monedhës ka përparësi

Sarkozy nga ana e tij tha se e respekton vendimin e Greqisë për një referendum, nga ana tjetër populli grek duhet t'i përmbahet edhe rregullave, që i ka dhënë bashkësia e shteteve europiane. Kjo tani është vënë në diskutim: "Ne duam të gjejmë një përgjigje të koordinuar, vendimtare dhe përfundimtare", theksoi presidenti francez.

Udhëheqësit evropianë e paralajmëruan kryeministrin grek se kësti i gjashtë i ndihmës do të jepet vetëm, nëse Greqia do të ratifikojë të gjitha vendimet e marra në samitin e 27 tetorit, të cilat sipas tyre janë të mira dhe duhet të zbatohen shpejt. Papandreou paralajmëroi për datat e mundshme të zhvillimit të referendumit më 4 ose 5 dhjetor.

Autor: dpa/M Kelmendi

Redaktoi: A Verbica

DW.COM