1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

"Dosta" do të thotë "Mjaft" - Mbi gjendjen e romëve në Mostar

Këshilli i Evropës ka shpërblyer në mars dy qytete të Bosnjës, Mostarin dhe Prijedorin me çmimin 'Dosta' për projektet e tyre të integrimit të romëve.

Fëmijë romë në Bosnjë.

Mostari dhe Prijedori janë vlerësuar për projektet e tyre të integrimit të romëve.

"Dosta" do të thotë "Mjaft" dhe me këtë Këshilli i Evropës e bën të qartë se margjinalizimi i romëve nuk do të tolerohet më. Në të dy qytetet nga administratat komunale janë realizuar projekte të ndërtimit të banesave dhe masa për shkollim. Dhe sukeset vërehen qartë.

Roma në Bosnjë.

Presidenti i Shoqatës së Romëve në Kantonin Mostar-Neretvë, Suhti Ajmetoviq thekson se sa me rëndësi është shkollimi për romët.

Kevin Jetullahu jeton në Karashebesh në lagjen më të madhe rome në Mostar. Ai është nxënës i klasës së tretë fillore. Atij i pëlqejnë lënda e gjuhës boshnjake, matematika dhe arti figurativ. Ai nuk ka frikë nga detyrat e vështira dhe përmbajtja e mësimeve. Kjo për faktin se nëse ai ka pyetje aty janë Ajdini dhe Benjamini, shokët e tij më të mirë por edhe Enka Custoviq, kujdestarja e tij e klasës. "Ky këtu quhet Benjamin, ky këtu e ka emrin Ajdin. Unë e kam mësuar ABC-në. Unë kam mësuar shkrim-leximin".

Nëna e Kevinit sqaron përse është me rëndësi për të që Kevini të shkoj rregullisht në shkollë: "Unë e kam sjellë këtu në shkollë me kënaqësi dhe ia kam besuar mësueses. Unë jam një grua e verbër dhe nuk dua që ai të lyp rrugëve sikur unë".

Vajza rome duke lexuar.

Arsimi ka shumë rëndësi për fëmijët romë.

Gardian Kamberoviq, një rom tjetër thotë se në shkollë më së shumti i pëlqen shoqëria me shokët e klasës dhe mësimi i gjuhës angleze: „Cila lëndë të pëlqen më shumë? … Më së shumti më pëlqen anglishtja. … Xheljana Tule është shoqe e klasës së Kevinit dhe Gardianit: "Ne jemi me të vërtetë shokë të mirë".

Presidenti i Shoqatës së Romëve në Kantonin Mostar-Neretvë, Suhti Ajmetoviq thekson se sa me rëndësi është shkollimi për romët. "Në mënyrë që ne romët të kemi mundësinë të luftojmë për të drejtat tona na nevojiten njerëz të shkolluar. Pa arsimim ne nuk mund të angazhohemi që të përmirësohet pozita jonë në shoqëri".

Autor : Sanel Kajan / Esat Ahmeti

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 26.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JpRw
  • Data 26.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JpRw