1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dosjet e ish-informatorëve të policisë sekrete të regjimit komunist janë asgjësuar

Në Tiranë është rindezur debati politik për hapjen e dosjeve te ish-bashkëpunetorëve të policisë sekrete të kohës së regjimit komunist.

default

Pamje simbolike

Përtej këtij debati ajo që shoqëria dhe pjesa progresiste e politikës pret të njohë janë emrat e vërtetë dhe krimet që kryen ish informatorët e policisë sekrete. Ata presin që njerëzit me dosje të mos jenë më në poste drejtuese në partitë politike apo në administratën shtetërore dhe publike. Por vonesa 17 vjeçare e hapjes së dosjeve në Shqipëri rrezikon që publiku të zhgënjehet nga ajo që do të mësojë pas një pritjeje kaq të gjatë apo të ndodhë siç thotë populli "u mbars mali dhe polli një mi.".

" Dosjet janë zhdukur. Janë asgjësuar. Ka mbetur vetëm regjistri me pseudonimet e informatorëve të policisë sekrete dhe emrat e tyre. Por janë zhdukur dosjet, ku shkruhej se çfarë detyre ka kryer secili prej tyre, pse ka hequr dorë etj. Pra për çfarë duhet tani hapja e dosjeve kur mungon përcaktimi i krimit që kanë kryer ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit? Krimi ka patur një emër konkret dhe ky emër tani mungon" tha Fatos Klosi, ish kryetar i Sherbimit Informativ Shtetëror, në periudhën 1998- 2002.

Opozita socialiste e cilëson manovër përpjekjen e mazhorancës demokrate për hapjen e dosjeve

Sitz der Sozialistischen Partei

Selia a partisë socialiste


Për socialistët opozitarë urgjenca për të miratuar ligjin e hapjes së dosjeve dy javë para mbylljes se punimeve të Parlamentit , për t'u rihapur në vjeshtë, ka disa arsye, në krye cilave qëndron zhvendosja e vëmendjes nga tragjedia e shpërthimit të stoqeve të municioneve sovjetiko- kineze në Gërdec, më 15 marsin e kaluar.

"Koha për debatin politik lidhur me dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit është zgjedhur jo rastësisht nga maxhoranca. Sjellja me urgjencë e drafteve në Komisionin e ligjeve synon të spostojë vëmendjen nga tragjedia e Gërdecit dhe nga varfëria e madhe" tha Valentina Leskaj, kryetare e grupit parlamentar të socialistëve opozitarë.

Hap apo mbyll - debati për dosjet vazhdon që prej 17 vitesh

Historia e debatit politik dhe publik për hapjen e dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimi famëkeq, policisë skrete të kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri filloi para 17 vitesh. Zbardhjen e dosjeve e kërkuan, së pari, viktimat e shumta të informatorëve të policisë sekrete, ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, të ndjekur nga shoqëria civile dhe elita intelektuale e Shqipërisë.
Por debati do të shuhej dhe do të ndizej në varësi të politikës së ditës pa arritur asnjëherë deri më sot të miratohej një ligj për hapjen e dosjeve. Argumenti i të djathtëve dhe të majtëve për moshapjen e dosjeve ishte ruajtja e paqes sociale, shmangja e ekseseve dhe hakmarrjes në një vend të vogël si Shqipëria ku gjithkush di gjithshka për këdo.

Sitz der Premierminister in Tirana, Albanien

Tirana



Situata nuk ndryshoi as kur në shtypin e pavarur të fillimit të dhjetëvjecarit të kaluar, u shfaqën pseudonimet e disa prej ish-informatorëve që ishin bërë eksponentë në forcat politike post- komuniste. Për 17 vjet rrjesht mbetja sekret e dosjeve luajti nje rol regresiv në jetën e Shqipërisë duke e lënë atë të sëmurë dhe peng të së shkuarës. Për mendimin e pavarur nga politika loja me dosjet shërbeu si një një mjet presioni që krerët e partive të mëdha bënë ndaj ish bashkëpunëtorë të Sigurimit që bënin pjesë në to, për t'iu bindur, në këmbim të heshtjes, numrit 1 të partive, njëherazi edhe të qeverive të majta apo të djathta.

Stasi Archiv in Berlin

Zyra federale për dosjet në Berlin. Në Gjermani aktivistët për të drejtat e njeriut arriten të shpëtonin dosjet kur ra Muri i Berlinit



Shqipëria nuk ndoqi kështu rrugën e krijimit të një shoqërie të shëndetshme siç bëri Gjermania, që pas bashkimit hapi dosjet e bashkëpunëtorëve të policisë sekrete në ish Republikën Demokratike Gjermane, të STASIT, apo rrugën e Polonisë dhe Çekisë. Mungesa e vullnetit politik, e etiketuar si përpjekje për të ruajtuar paqen sociale, e la deri më sot shoqërinë në Shqipëri peng të së shkuarës, të paaftë për të falur përsa kohë është lënë e painformuar për të vërtetën.

A do të hapen vërtet dosjet në Shqipëri?

Mosmarrëveshjet mes maxhorancës së djathtë, të kryesuar nga demokratët e Berishës dhe opozitës së majtë, të kryesuar nga socialistët e Edi Ramës, e bëjnë të vështirë përgjigjen e menjëhershme pozitive të kësaj pyetjeje. Precedentët e situatave të ngjashme me debatin e sapondezur në Parlament të lënë skeptikë. Por nga ana tjetër ka dy faktorë të rëndësishëm që nuk kanë ekzistuar më parë; nënshkrimi nesër më 8 Korrik, në Bruksel, i Protokollit për anëtarësim në NATO i Shqipërisë dhe vendimi i klasës politike për të kërkuar në vjeshtën e sivjetme nga BE që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat janë shpresa të mëdha se ka ardhur vërtet ora për hapjen e dosjeve dhe përballjen e shoqërisë shqiptarë me të kaluarën e saj.




  • Data 08.07.2008
  • Autor Ani Ruci/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EYUH
  • Data 08.07.2008
  • Autor Ani Ruci/ Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EYUH