1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dosja e "Gërdecit", test për sistemin e drejtësisë në Shqipëri

Gjykata e Faktit të Tiranë është duke hetuar për një nga çështjet më të rëndësishme të viteve të fundit, tragjedinë e Gërdecit. Seanca e sotme pritet të njohë 29 të pandehurit e çështjes me akuzat e ekipit të prokurorëve

default

Shpërthimi i fabrikës së armëve në Gërdec

Sot në Gjykatën e Faktit të Tiranë hapet një nga çështjet më të rëndësishme të viteve të fundit, ajo e tragjedisë së Gërdecit. Dosja e Gërdecit konsiderohet dhe si më e lakuara në median shqiptare, e cila ka hedhur mjaft dritë mbi aspekte të ndryshme të ngjarjes tragjike të 15 marsit 2008, ku mbetën të vdekur 26 vetë, ndërkohë që rreth 300 të tjerë u lënduan.

Për hetimin e çështjes së Gërdecit janë angazhuar një numër rekord prej 33 prokurorësh, të cilët për muaj të tërë kanë shfletuar dhe qëmtuar mijëra faqe dokumenta dhe praktika burokratike, që lidhen me ngjarjen. Në pranga janë vënë 4 persona, që besohet se kanë patur lidhje direkt me aktivitetin e demontimit të lëndëve luftarake. Por numri total i atyre, që janë nën akuzë është 29. Mes të cilëve dhe ish drejtuesit kryesorë të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, apo të ministrisë së mbrojtjes. Para disa javëve është veçuar çështja penale për ish ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili do të gjykohet nga një trupë e Gjykatës së Lartë.

Të dy proceset pritet të jenë një maratonë e vërtetë hetimore, ku pritet të dëgjohen shumë dëshmi e të verifikohen qindra prova, një pjesë e mirë e të cilave do kalojnë në vlerësimin e ekspertëve ligjorë.

Gërdeci ndër çështjet më të pasqyruara dhe të lakuara nga media shqiptare.

Drejtori i informacionit në Televizionin Ora News, Roland Qafoku, për shumë vjet ka mbuluar kronikën e zezë dhe institucionet e drejtësisë. Ai e përshkruan dosjen Gërdeci, si procesin e vitit, si një test real për nivelin e sistemit të drejtësisë. Sipas tij Gërdeci hyn në çështjet më të pasqyruara dhe të lakuara nga media shqiptare.

Explosion, zerstörte Häuser in Gerdec Dorf, in der Nähe der albanischen Hauptstadt Tirana

Një banor largohet nga Gërdeci i rrënuar

"Imagjinoni që të mos ishte kjo media elektronike, apo e shkruar. Ne nuk do të kishim mundësi kurrë që ta kishim parë atë "kërpudhën e shpërthimit" në Gërdec dhe pasojat në njerëz e në material. Qysh në gjenezë të kësaj ngjarjeje mendoj se media ka bërë një nga punët e saj më të mira, më profesionale dhe që e ka bërë këtë ngjarje transparente në sytë e publikut".

Kontributi i medias ka qënë dhe për publikimin e mjaft dokumenteve autentike për mjaft vendimarrje dhe analiza nga institucionet para se të ndodhte ngjarja. Dosja Gërdeci ka marrë nö faqe të tëra gazetash e revistash një minutazh të konsiderueshëm në median elektronike. Ky pasqyrim nga ana tjetër ka amplifikuar mjaft dhe natyrën politizuese, që i është dhënë çështjes. Media ka përcjellë në forma dhe në këndvështrime të ndryshme mjaft deklarata, akuza e insinuata të ndërsjella nga faktori politik. Për çështjen e Gërdecit ka patur dhe një ndarje të pjesës më të madhe të vetë medias, që është sjellë në mënyrë partizane.

Sipas drejtorit të Televizionit Ora News, Roland Qafokut, pak a shumë kjo është historia e çdo çështjeje të rëndësishme hetimore në dy dekadat e fundit, që është hetuar nga prokuroria dhe ka arritur të përfundojë në ambjentet e pallatit të drejtësisë.

Zerstörung in Gerdec

Kthimi është i vështirë

"Nuk ka çështje të rëndësishme në Shqipëri, që të mos jetë politizuar, që të mos ketë damkën e politikës. Nëse kanë qënë p.sh personazhe të PD-sö, ka ndodhur që kanë akuzuar PS për politizim. Me këtë logjikö vazhdonte dhe anasjelltas".

Për procesin hetimor të asaj, që ka ndodhur në Gërdec më 15 mars të vitit të kaluar, ka patur dhe një faktor tjetër aktiv. Në mënyrë të përsëritur diplomatë, ambasadorë, apo përfaqësues të kancelarive përendimore kanë lëshuar deklarata të tërthorta e të drejtpërdrejta për të mos ushtruar presion ndaj organeve, që po merren me zbardhjen e kësaj çështjeje. Këto qëndrime kanë marrë thekse të forta në momente, kur është dukur se politika ka arritur ta zbehë, apo tö vërë në shënjestër çështjenMë 15 mars 2008 në një fabrikë të demontimit të lëndëve luftarake, rreth 20 km larg Tiranës, ndodhën një seri shpërthimesh të fuqishme. Bilanci ishte tragjik për 26 vetë që humbën jetën, ndërkohë që rreth 300 të tjerë morën lëndime të ndryshme. Në Gërdec dhe komunat përreth pati dhe një dëm të konsiderushëm të banesave private, objekteve të biznesit dhe atyre publike.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Angjelina Verbica


  • Data 23.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ivqk
  • Data 23.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ivqk