1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

"Dorëzimi i përgjegjësisë"

Dhjetë vjet pas konferencës së parë në Afganistan komuniteti ndërkombëtar mblidhet 5 dhjetor në Petersberg pranë Bonit. Gjermania premton mbështetje afatgjatë në Afganistan.

Westerwelle në këshillin afgan, Loya Dschirga

Westerwelle në këshillin afgan, Loya Dschirga

Edhe tre vjet dhe pastaj afganët janë përsëri vetë përgjegjës për shtetin e tyre dhe sigurinë e tyre. Ky është plani i bashkësisë ndërkombëtare, kjo është shpresa e qeverisë afgane. Në Bon do të konkretizohet plani vijues për procesin, i cili quhet tranzicioni i perëndimit, ose "transferimi i përgjegjësisë". "Ne kemi rënë dakord për një strategji politike dhe ushtarake, që deri në fund të 2014 ne duam ta përfundojmë formën aktuale të misionit", deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maizière (CDU), në një intervistë me DW-World.de.

Trupat e NATO-s po tërhiqen

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere

Gati 130.000 policë afganë dhe 175.000 ushtarë janë tashmë të trajnuar nga specialistë të huaj, një shtyllë bazë e ndihmës ndërkombëtare. Paralelisht trupat e NATO-s kanë filluar me tërheqjen, mbi të gjitha ushtria amerikane.

Po ashtu Bundesveri, i cili aktualisht me gati 5.000 ushtarë është në pozicionin e tretë për nga madhësia e trupave ndërkombëtare në këtë vend, për herë të parë redukton në vitin e ardhshëm 2012 kontigjentin e saj. Por gjithsesi si fillim vetëm në 4900 ushtarë.

"Ne jemi dhjetë vjet në Afganistan, dhe ne nuk mund të qëndrojmë edhe dhjetë vjet të tjera", thotë ministri i Jashtëm gjerman, Guido WesterWelle (FDP). Por edhe pas 2014 ndihmat e qeverisë federale do të vazhdojnë, ndoshta me një mandat të ri të Bundesverit. Mbështetja do të vazhdojë edhe me tej dhe kjo mund të përfshijë edhe ushtarë gjermanë, por atëherë nuk do të luftohet shumë, thotë për DW ministri i Mbrojtjes de Maizière.

Në se tërheqja e ISAF-it vjen më herët

Presidenti afgan Karzai

Presidenti afgan Karzai

Por ende do të luftohet, edhe në zonën, ku e ka përgjegjësinë Bundesveri gjerman në veri të vendit. Eksperti i Bundesverit, Marco Seliger, e vlerëson të diskutueshëm planin e përbashkët të tërheqjes së trupave të NATO-s, ISAF. Gazetari ka botuar tani një libër për ndërhyrjen në Afganistan. Seliger nuk e kupton se përse bashkësia ndërkombëtare ka lënë me presidentin afgan Hamid Karzai vitin 2014. "Karzai mendon se forcat afgane të sigurimit atëherë do të kenë mundësi të kujdesen për sigurinë në vendin e tyre, çfarë nuk është aspak rastësi. Lëvizja e kryengritësve në Afganistan po pret këtë termin dhe ajo ka shumë kohë".

Të mësojmë nga gabimet e së kaluarës

Dhjetë vjet pas rrëzimit të talebanëve bashkësia ndërkombëtare e di që ajo në të kaluarën shpesh ka patur shpresa të mëdha. Ish ministri i Mbrojtjes, Peter Struck(SPD), do të krijonte fjalinë, se siguria e Gjermanisë do të mbrohet në Hindukush.

Ish ministri i Mbrojtjes, Peter Struck

Ish ministri i Mbrojtjes, Peter Struck

Këtë ai e mbështet ende, por socilademokrati thotë sot se dhjetë vjet pas fillimit të ndërhyrjes, bashkësisa ndërkombëtare është bërë më e mënçur dhe më me përvojë. "Ne e dimë se ne kemi besuar në mënyrë shumë naive se ne jemi në gjendje për të krijuar strukturat demokratike në Afganistan. Nga kjo ne jemi sot vite larg. Qeveria e Karzait është një zhgënjim e hidhur, me korrupsion dhe rryshfete."

Si politikan i opozitës Struck mund të thotë se qeveria federale mund të mendojë më shumë. Ajo duhet të merret vesh me Karzain se deri atëherë në 2014 mandati i tij merr fund. Për këtë ai shpesh ka dhënë më shumë shpresa se sa ka mbajtur premtimet: Ndihmat me para nuk duken, pajtimi me talebanët ngec dhe ekonomia afgane mund të ishte zhvilluar edhe më tej. Në të njëjtën kohë Karzai është për perëndimin garant për një stabilitet të caktuar: ai do të kryesojë Konferencën e Bonit. Në këtë mënyrë ai do të demonstrojë jashtë, që përgjegjësia kalon në duart e afganëve.

Ndihma për Afganistanin edhe pas 2014

Shumë afganë kishin frikë se ata do të braktisen, thotë i ngarkuari i qeverisë gjermane për Afganistanin, Michael Steiner. "Kjo është arsyeja që pse objektivisht dhe psikologjikisht është e rëndësishme që ne t'i sigurojmë afganëve në mënyrë të besueshme: we stay with you! Ne mbetemi të angazhuar edhe në kohën pas 2014". Kjo sipas Steiner-it do të jetë mesazhi kryesor i Koneferencës së Bonit për Afganistanin.

Autorin: Nina Werkhäuser/Mimoza Kelmendi

Redaktion: Angjelina Verbica