1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Dorëheqja e kryeministrit kroat dhe rishikimi i historisë gjermane të periudhës së Hitlerit

Shfuqizimi i dënimeve ndaj atyre që kanë kryer tradhëti lufte gjatë kohës së nazizmit dhe raportet e Kroacisë me BE-në në vëmendje të shtypit gjerman.

Gazeta gjermane

Duke marrë shkas nga dorëheqja e kryeministrit kroat, Ivo Sanader, gazeta "Frankfurter Rundschau" trajton raportet e Kroacisë me BE-në:

"Në qoftë se dështimi i politikës evropiane ndaj Ballkanit nuk është shkaku i ndërrimit të papritur të kreut të shtetit në Kroaci, atëherë mund të thuhet se është pasoja e tij. Në të gjitha vendet e pranuara rishtazi në BE, edhe në Kroaci, vetëm një pakicë synon pa kushte drejt Evropës. Një pakicë po kaq e madhe është e mendimit se ajo në të vërtetë është shumë më evropiane se sa perëndimi dekadent. Kjo pakicë e fortë tenton me zemër kah një Evropë imagjinare, në rastin më të mirë të vjetëruar. Evropa reale i ka lënë në shi përkrahësit e saj të vërtetë, si kryeministri i deritanishëm kroat Ivo Sanader. Më së voni, kur edhe në Serbi reformatorët të dëshpërohen nga Evropa, konfliktet e viteve 90-të do të jenë të gjitha përsëri aktuale."


Në një seancë të posaçme që do të zhvillohet në muajin gusht parlamenti gjerman do të shfuqizojë dënimet kundër atyre, që kanë kryer tradhëti lufte gjatë kohës së nazizmit.

Në lidhje me këtë temë gazeta "Rhein Zeitung" shkruan.

"Si mundet një komb të nderojë vit për vit me të drejtë kryengritjen e dështuar me në krye kontin Shenk fon Shtaufenberg si heroizëm, dhe në të njëjtën kohë t'i privojë nga rehabilitimi afro 30.000 ushtarët e thjeshtë gjermanë të ekzektuar gjatë Luftës së II Botërore për tradhëti apo dezertim. Në këtë mes ka disa që mendojnë se nderi i ushtrisë në luftë është ndnjë ligj universal, pra i vlefshëm edhe nën Hitlerin, një ligj për t'iu bindur urdhërit, një ligj për besnikëri dhe dënimin e tradhëtisë.

Kurse gazeta "Trierer Volksfreund" vëren:

"Në rastin e makinerisë së gjenocidit të Hitlerit dhe të Vehrmahtit të tij edhe një tradhëti lufte e mirëfilltë, që mund të kishte si qëllimin t'u vinte në ndihmë aleateve që luftës t'i vinte sa më shpejt fundi duhet kategorizuar si heroizëm. Sa keq që parlamentit gjerman i janë dashur 64 vjet për të arritur deri në këtë përfundim. Sa mirë që do ta bëjë tani, edhe pse dakord nuk janë të gjithë anëtarët e tij."

Autor: Ina Verbica
Redaktoi: Pandeli Pani

  • Data 02.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IfPy
  • Data 02.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/IfPy