1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Dorëheqja e Köhlerit: Si do të veprohet më tej?

Kurrë në historinë e RFGj-së nuk ka ndodhur që një kryetar shteti të japë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm. Me Kushtetutë janë të përcaktuar qartë hapat e mëtejshëm.

default

Presidenti gjerman Horst Köhler deklaron dorëheqjen

Edhe pse dorëheqja, së paku në këtë formë, është e pazakontë në historinë e RFGJ-së, me dorëheqjen e Presidentit gjerman Horst Köhler nuk krijohet një vakuum pushteti. (Presidenti i dytë i Gjermanisë Federale, Heinrich Lübke, pati deklaruar në vitin 1968, një vit para se t'i përfundonte mandati, se do të largohej nga detyra disa muaj para kohe.)

Detyrën e merr provizorisht Presidenti i Këshillit Federal

Bundespraesident Horst Koehler spricht im Bundeswehrfeldlager Camp Marmal in Masar-i-Scharif zu Soldaten

Presidenti Horst Koehler flet me 21 maj 2010, në kampin e Bundesverit në Masar-i-Scharif

Sipas kushtetutës Presidenti zëvendësohet nga Presidenti i Këshillit Federal. Kryetari aktual i këtij këshilli është Kryetari i bashkisë së Bremenit Jens Bëhrnsen nga PSD. Në krye të Këshillit Federal çdo vit vihet njëri prej kryeministrave të landeve.

Bëhrnsen do ta kryejë për aq kohë detyrën e kryetarit të shtetit, përderisa Asambleja Federale të ketë zgjedhur pasardhësin e Köhlerit. Edhe këtu kushtetuta flet qartë. Brenda 30 ditësh Asambleja Federale duhet të mblidhet. Kjo duhet të ndodhë deri me datën 30 qershor.

Asambleja Federale është forumi më i madh parlamentar i Gjermanisë dhe shërben vetëm për zgjedhjen e Presidentit. Në të kanë të drejtë vote të gjithë deputetët e parlamentit, si dhe po aq përfaqësues të landeve federale. Në mbledhjen e fundit, me rastin e zgjedhjes së Köhlerit në maj 2009, asambleja Federale përbëhej nga 1224 delegatë.

Bundespräsident Horst Köhler freut sich über seine Wiederwahl

Presidenti Horst Koehler gëzohet që rizgjidhet Maj 2009

Rizgjedhja e Presidentit Federal bëhet me votë të fshehtë pa diskutime dhe me shumicë absolute. Nëqoftëse asnjëri nga kandidatët nuk arrin shumicën absolute në të dy raundet e para të votimit, zgjidhet ai, që në raundin e tretë arrin një shumicë të thjeshtë votash.

Me qëllim përpiluesit e kushtetutës duke u mbështetur në përvojat e republikës së Weimarit nuk kanë parashikuar që kryetari i shtetit të zgjidhet direkt nga populli. Si rregull partitë e përfaqësuara në parlament bëjnë propozime, pa qenë nevoja që kandidatët të vijnë medoemos nga rradhët e tyre. Më tepër është fjala për një personalitet të nderuar, i cili është i përshtatshëm për të përfaqësuar Gjermaninë mbi të gjitha partitë. Presidenti Köhler, që dha dorëheqjen, kishte mbështetjen e Unionit Kristiandemokrat (CDU) dhe të Partisë Liberale (FDP).

Përcaktimi i koalicionit në Renaninë Veriore- Vestfali

Zgjedhja e re e presidentit bëhet interesante edhe nga situata e paqartë në landin më të madh federal, atë të Renanisë Veriore- Vestfalisë.

NO FLASH Horst Köhler erklärt Rücktritt

Presidenti Horst Koehler, me të shoqen Eva-Luise Koehler, pas dhënies së dorëheqjes, 31 maj 2010

Ky land dërgon më së shumti delegatë në Asamblenë Federale. Mënyra se si do të përfundojnë bisedimet për koalicionin aktual do të ketë pasoja edhe në votimin e delagatëve të landit tö Renanisë Veriore- Vestfalisë në Asamblenë e ardhshme Federale.

Kërkimi i një kandidati të përshtatshëm do të përcaktohet nö Partinë Socialdemokrate (SDP), në Unionin Kristiandemokrat (CDU), tek liberalët (FDP) dhe tek të Gjelbrit nga raportet e reja në parlamentin e landit në Dysseldorf, i cili nuk është mbledhur ende. Sepse megjithëse ata, që votojnë në Asamblenë Federale, përgjigjen vetëm para ndërgjegjes së tyre për dhënien e votës, rregullisht ato respektojnë rekomandimet e partisë së tyre.

Më së miri do të ishte një kandidat, që të ishte mbi partitë, i cili të mund të grumbullonte sa më shumë vota nga të gjitha partitë demokratike. Me gjitha masat, që ka marrë kushtetuta për rastin e nevojës të zgjedhjes së re të një presidenti, Gjermania ndodhet para një zgjedhjeje të komplikuar.

Autor: Daniel Scheschkewitz/Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM

  • Data 01.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NeF2
  • Data 01.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NeF2