1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Donald Trump i hakërrohet Meryl Streep

9 Janar 2017

Pas kritikës së aktores së njohur të Hollywoodit për Donald Trump, presidenti i zgjedhur amerikan kundërpërgjigjet përmes Twitter, duke e quajtur Meryl Streep servile të oborrit të Hillary Clintonit.

https://p.dw.com/p/2VX4H
USA Golden Globes 2017 Meryl Streep
Aktorja Meryl StreepFotografi: Reuters/NBC/P. Drinkwater

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka reaguar pas kritikave të aktores, Meryl Streep në natën e shpërndarjes së çmimeve Golden Globe. Përmes mesazhit në Twitter ai e përcakton aktoren "si një nga më të mbivlerësuarat në Hollywood." Trump shkruan i zemëruar se "ajo nuk më njeh, por më sulmon natën e kaluar në Golden Globes", duke e cilësuar Mery Streep si servile të oborrit të rivales së tij në zgjedhje, Hillary Clinton.

Aktorja 67 -vjeçare e tre herë e vlerësuar me çmimin Oscar e kishte kritikuar ashpër Donald Trumpin për imitimin e bërë ndaj një gazetari me aftësi të kufizuara të "New York Times". Trump shkruan se "për të 100 herë nuk jam tallur asnjëherë - nuk do ta bëja kurrë këtë", por thjesht e kam treguar atë si pozicion "servilizmi", kur ai ndryshoi një histori të vjetër të 16 viteve më parë, për të më nxjerrë në një dritë jo të mirë, shkruan Trump.

USA Donald Trump in Manchester
Fotografi: Reuters/C. Allegri

Meryl Streep: Mungesa  e respektit sjell mungesë respekti

Aktorja ishte shprehur në fjalën e saj se "këtë vit ka pasur një prezantim që më ka lënë pa fjalë...jo pse ishte i mirë, por sepse ishte me efekt dhe se e përmbushi qëllimin e tij. Ky ishte momenti, kur një person, që po kërkonte të ngjitej në vendin më të respektuar të vendit tonë imitoi një reporter me aftësi të kufizuara. Kjo më ka thyer zemrën..." Streep shtoi se "kjo në një farë mënyrë është një lloj lejeje për të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Mungesa  e respektit sjell mungesë respekti. Dhuna sjell dhunë. E kur të fuqishmit e përdorin pushtetin për të tiranizuar të tjerët, atëherë kemi humbur të gjithë."