1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Donacione apo korruptim i policisë bullgare me donacione

Policia bullgare për vite të tëra merr donacione, ndonjëherë edhe prej personave dhe firmave që janë në konflikt me ligjin. Pas skandalit të fundit ka reaguar fillimisht Bashkimi Evropian e më pas edhe qeveria në Sofje.

Policia bullgare

Policia bullgare

Prej shtatorit policia bullgare më nuk do të ketë të drejtën të marrë donacione. Në raste të veçanta, policia mund të mbështetet financiarisht vetëm prej shtetit, komunave, autoriteteve ndërkombëtare apo strukturave të Bashkimit Evropian. Këto masa janë marrë pas skandalit të fundit disajavor, për lidhjet pjesërisht shumë të diskutueshme mes policisë dhe donatorëve. Një polic ka bërë të ditur të dhënat për personat e "paprekshëm" gjatë kontrolleve në komunikacion. Disa ditë më vonë ai është larguar nga puna.

Donacionet ekzistojnë kaherë

Ministri i Brendshëm Cvetan Cvetanov deklaroi së pari se donacionet ekzistojnë kaherë në Bullgari. Prej fillimit të viteve 90-të firma dhe persona të ndryshëm i japin donacione ministrisë së Brendshme. Në rastet më të shpeshta bëhet fjalë për

Arrestimet e kriminelëve nga Bullgaria.

Arrestimet e kriminelëve nga Bullgaria.

ndihma me kompjuterë dhe karburante. Për shmebull, kur policia arrestoi një grup pengmarrësish, një biznismen i ka dhuruar policisë 20 kompjuterë, sepse në listën e pengjeve të mundëshme ishte edhe vajza e tij. 12 kompjuterë policia i ka marrë prej organizatorëve të Lotos, si "falënderim" për punë të mirë dhe mbrojtje në rastet kur rritet Jackpott-i. Cvetanov thotë se buxheti i policisë është shumë i vogël.

Ndihma për ministrinë me buxhetin më të lartë!

Por ministria e Brendshme ka buxhetin më të madh nga të gjitha institucionet e shtetit, me gati 500 milionë euro. Prej janarit ajo ka marrë edhe gati 8 milionë euro donacione. Ndër to gati 2 milionë prej personave privat, ndërsa të tjerat prej fondeve të ndryshme të Bashkimit Evropian. Ministria e Brendshme merr pjesë në projekte të ndryshme, të cilat deri në fund të vitit do t'i sjellin në buxhet edhe 16 milionë euro të tjera. Por donacionet nga persona privat kanë rënë prej janarit të këtij viti për 40%, thotë një zëdhënës policie.

Këto donacione nuk paraqesin ndonjë mburojë për kriminelët dhe punë të dyshimta, kumtoi policia pas kritikave të shumta në opionion. Sipas tyre, policia kontrollon çdo person që jep donacione dhe në raste të dyshimta, donacionet kthehen mbrapsht. Gazetarët kanë hulumtuar ndërkohë disa raste dhe kanë ardhur në konkludim se kundër disa donatorëve po zhvillohen hetime për parregullësi fiskale. Për këtë shkak BE-ja ka kritikuar Bullgarinë në raportin e fundit dhe ka sugjeruar që në rastet e tilla donacionet të refuzohen.

Ndër donatorët e policisë janë edhe sipërmarrjet e mëdha shtetërore. Por as kjo nuk mjafton: Ministria më e pasur në Bullgari ka edhe sipërmarrje të veta që sjellin profit. Në opinion shtrohet tani edhe pyetja: në qoftë se ministria ka kaq shumë donatorë dhe ka sipërmarrjet e veta fitimprurëse, pse atëherë ka nevojë edhe për paratë e taksapaguesve?

Autor: Viktoria Ivanova / Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti