1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Dokumentari "Demokracy" - një thriler Politik pa viktima

Filmi i ri „Demokracia – nën ethet e të dhënave“ e dokumenton politikën evropiane si thriller real. Protagonisti, eurodeputetit ekologjist Jan Philipp Albrecht i duhet të kalojë përmes një procesi të vështirë ligjvënës.

Procedure: 2012/0011(COD) – pas këtij kodi fshihet i ashtuquajturi raporti i Albrecht-it, i cili parashikon një reformë të thelbësore të mbrojtjes së të dhënave në Bashkimin Evropian. Jan Philip Albrecht është përfaqësues i Të Gjelbërve në Parlamentin Evropian dhe ka luajtur rolin kryesor në rishikimin e raportit. Me dokumentarin e tij „Demokracia – nën ethet e të dhënave“, regjisori David Bernet e ka shoqëruar historinë e lindjes së këtij raporti që nga janari i vitit 2012. Duke i shkuar jashtëzakonisht afër protagonistit Albrecht dhe duke ndjekur një temë me peshë të madhe politike, Bernet ka arritur të prodhojë një dokumentar spektakolar.

Politika e Evropës si thriller real

Nëse të dhënat janë nafta e re, atëherë edhe mbrojtja e të dhënave është mbrojtja e re e mjedisit. Prandaj nuk është për t‘u çuditur që një politikan i Të Gjelbërve t'i përkushtohet kësaj teme. Situata fillestare e filmit: Nga njëra anë, politikani i ri i Të Gjelbërve me ekipin e tij të vogël dhe me një përfytyrim idealist të vetëvendosjes digjitale.

Nga ana tjetër, të gjitha korporatet e njohura të internetit, të cilat duan të vazhdojnë t‘i mbledhin, t‘i klasifikojnë dhe t'i shesin të dhënat pa kufizime. Shanset e Albrecht dhe të ekipit të tij për t'i kthyer idealet e tyre në ligj janë të vogla. Atë e këshillojnë që të kërkojë mbrojtje personale. Rrezik real? Frikësim i rafinuar? Albrecht nuk e di as vetë dhe nuk pranon të ketë truproja muskuloze përkrah tij.

E shpjeguar thjeshtë, procesi i rregullt i votimit të një ligji në kuadrin e Bashkimit Evropian zhvillohet kështu: Komisioni paraqet një propozim. Ky propozim i kalon një komiteti të posaçëm. Brenda këtij komiteti ndodhet i ashtuquajturi raportues, i cili është përgjegjësi kryesor për rishikimin e propozimit të Komisionit.

Film Democracy - im Rausch der Daten

Skenë nga filmi: Demonstratë për rritjen e mbrojtjes së të dhënave

Diku simpati, diku egoizëm i ftohtë

„Ah – raportuesi im i preferuar!“ Viviane Reding, deri në mesin e vitit 2014 komisionere për Çështjet e Drejtësisë, të të drejtave themelore dhe të qytetarëve dhe kështu, në atë kohë, edhe përgjegjëse për raportin e Albrecht-it, përshëndet në korridoret e Parlamentit Evropian Jan Philipp Albrecht. Reding është kristian-demokrate. Në përshëndetjen e saj nuk ka asgjë ironike. Reding e vlerëson Albrecht dhe Albrecht vlerëson Reding. Kjo është një pikë e fortë e filmit. Ai hedh dritë jo vetëm mbi çështjen kryesore, procesin e votimit të ligjit, por edhe mbi marëdhëniet ndërnjerëzore të aktorëve - në mënyrë bindëse, pa rënë në sentimentalizma.

Film Democracy - im Rausch der Daten

Të vëmendshëm: Albrecht (djathtas) dhe një nga bashkëpunëtorët e tij

Të përshkruash në këtë film raportin midis Reding dhe Albrecht është relativisht e thjeshtë, pasi këtu kemi marrëdhënien midis dy njerëzve, të cilët e vlerësojnë njëri-tjetrin dhe të cilët bashkëpunojnë. Terren delikat përbën üaraqitja e lidhjes midis lobiistit dhe politikanit. Por këtu regjisori Bernet has në kufijtë e tij. Ishte e pritshme që asnjë lobiist nuk do t'i nxirrte në pah interesat e porositësit të tij dhe nuk do të fliste lirshëm para kameras. Megjithatë, skenat në të cilat Albrecht ndërpritet nga lobiistët dhe ku ata hapin bisedën, janë mjaft të forta. Vetë mënyra se si shfaqen ata, të lë të kuptosh, se e gjithë artileria argumentative do të shprazet kur kamera të jetë fikur.

Elektrizues është edhe momenti kur katër zonja lobiiste janë ulur në tavolinë me drejtorin e zyrës së Albrecht-it dhe po përpiqen të bëjnë të qartë se çfarë ndikimi ka ligji mbi modelin e biznesit të punëdhënësit të tyre.

Tre faktorët e suksesit të filmit

Përqasjet me sinonimet, fjalitë e varura dhe pikëpresjet janë dërrmuese. „Democracy“ tregon shumë qartë, se sa fuqi dhe motivim u është dashur Albrecht dhe ekipit të tij për të bërë gati një projektligj, me të cilin mund të bien dakord të gjitha palët. Shifra 4000 i jep jetë ngulmimit. 4000 kërkesa për amendime erdhën në adresë të protagonistëve, si reagim pas rishikimit të parë të tekstit të Komisionit. Ky është rekord i kërkesave për rishikim. Në fund, politikani ia del që të gjitha fraksionet e Parlamentit të votojnë pro.

„Democracy“ dëshmon se një proces politik i ndërlikuar mund të dokumentohet qartë dhe me emocion edhe në film. Tre kushte janë të qenësishme për suksesin e filmit:

Së pari, Albrecht dhe ekipi i tij rrezatojnë një autenticitet të pazakontë për Berlinin dhe Brukselin. Së dyti, filmi sjell imazhe domethënëse nga skena e lobiizmit në Bruksel. Dhe së fundmi, “Democracy” është një film avantgardist, i cili i ripërkufizon kufijtë e së mundshmes filmike në Parlamentin Evropian. Sepse deri tani, asnjë autor dokumentarësh nuk është lejuar ta ndriçojë me kaq intensitet sallën e makinerive të BE-së.