1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Doktrina e re detare e Rusisë

Juri Resheto29 Korrik 2015

Një doktrinë e re detare synon të tregojë forcën ushtarake të Rusisë. Kjo u bën përshtypje mjaft rusëve. Por korrespondenti i DW-së Juri Resheto dyshon tek realizimi i këtij projekti ambicioz.

https://p.dw.com/p/1G6eG
Fotografi: picture alliance/AP Photo/I. Sekretarev

"Po erdhën ushtarët më fshih nën tryezë, mami!" - i lutesha nënës sime kur isha pesë vjeç. Ishin vitet shtatëdhjetë dhe unë jetoja në BRSS, në mes të Luftës së Ftohtë. Frika që një ditë do të më merrnin "ushtar" për një ushtri që do të mbronte vendlindjen time Rusinë kundër Perëndimit të kalbur ishte më keqe se sa frika për t'u sulmuar nga vetë Perëndimi i kalbur. Ajo mund të lidhej me edukimit tim pacifist, por unë nuk isha i vetëm me këtë frikë. Unë nuk njihja askënd që dëshironte të shkonte ushtar. Unë nuk njihja askënd që ishte krenar për ushtrinë.

Megjithë emisionet plio brohorima në televizionin shtetëror me titullin "Unë i shërbej Bashkimit Sovjetik", megjithë lëndën e detyruar të "edukimit ushtarak", megjithë paradën vjetore ushtarake të shkollës, propagada e viteve shtatëdhjetë nuk mund ta arrite atë që arrin propaganda e sotme: dashurinë e rusëve për ushtrinë e tyre.

Vladimir Putin in Kaliningrad
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Klimentyev

86 për qind e njerëzve besojnë sipas hulumtimit të Institutit rus për Demoskopinë VZIOM se ushtria është në gjendje ta mbrojë vendin e tyre në rast emergjence. 40 për qind ndjejnë respekt, 59 krenari dhe shpresë. Shumica dërrmuese e rusëve i konsiderojnë forcat e armatosura si një institucion prestigjioz, që u ofron qytetarëve të rinj potencial zhvillimi.

Ka të ngjarë se këta 86 për qind e të anketuarve nga VZIOM do të jenë lumturuar të dielën (26.07), kur presidenti rus, Vladimir Putin, prezantoi doktrinën e re të trupave të marinës, gjë që marina ruse në Kaliningrad e festoi me një spektakël vërtetë mbresëlënës. Natyrisht, Rusia është një vend i qetë, ky ishte mesazhi. Sigurisht që ajo nuk kërcënon askënd dhe nuk sulmon askënd. Por ajo vetëm se është vazhdimisht në gatishmëri dhe nuk do të kursejë askënd, në qoftë se dikush do të ëndërrojë që të sulmojë vendin më të madh në botë. Në një rast të tillë do të përdoren anije që manovrohen me sisteme precize navigimi dhe raketa të shpejta si rrufeja. Tani ato janë sidomos në Detin Mesdhe dhe në Arktik, që janë prioritetet që lidhen me kërcënimin e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes. Deri këtu çdo gjë është logjike dhe përshtatet me doktrinën e përgjithshme të re ushtarake, që paraqiti Rusia vjeshtën e kaluar. Në atë kohë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gerasimov njoftoi , se në vitin 2020 forcat ruse do të marrin më shumë se 11.000 automjete të reja luftarake të blinduara, 30 anije dhe nëndetëse, si dhe 14.000 automjete të tjera ushtarake për të mos folur pastaj edhe për predha të panumërta të reja. Mbresëlënëse. Dhe mund të konkurrojë me ritmin e garës së armëve gjatë Luftës së Ftohtë. Megjithatë, pa garanci. Sepse sanksionet perëndimore dhe kriza ekonomike në rritje mund ta bëjnë të dështojë këtë program shtetëror ambicioz deri në vitin 2020. Sepse atëherë paratë mund të mbarojnë dhe sepse Perëndimi mund t'i ndërpresë eksportet e armëve me precizion të lartë dhe të pjesëve përbërëse të atyre armëve që do të përdoreshin kundër vetë Perëndimit. Nëse “importozameshenie” (zëvendësimi i importeve) për të cilën flitet tani kudo në Rusi si zgjidhja e problemit, mund të funksionojë shpejt dhe në mënyrë efektive edhe në fushën ushtarake, është e dyshimtë.

China Russland gemeinsame Manöver
Fotografi: picture-alliance/AP Images/Color China Photo/Z. Lei

Përveç kësaj, plaçkitja shfrenuar e fondeve shtetërore për shpenzime për mbrojtjen mund të përfundojë me një goditje. Vetë Vladimir Putin ka kërcënuar së fundmi kur tha se do t'i jepte fund kësaj fatkeqësie dhe u ankua që çmimet e prodhimit të armëve rriten gjatë prodhimit të këtyre armëve me 11 herë.

Vetëm kur këto probleme të zgjidhen dhe planet e reja të Rusisë të mund të kenë financim të sigurt, qytetari krenar rus mund të jetë vërtet krenar për ushtrinë e tij. Pa pasur nevojë të ketë frikë se një predhë e gjuajtur në mënyrë solemne nga një luftanije, do të shpërthejë menjëherë pas lëshimit dhe do të bjerë pas dy metrash në det, siç ndodhi në spektaklin e marinës në Sevastopol të Krimesë këtë fundjavë. Por, kjo shfaqje u zhvillua pa presidentin. Ai po merrte në atë kohën forcën në paradën detare në Kaliningrad, ku një predhë tjetër mbeti në grykën e topit ...