1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Doganat e Shqipërisë dhe Kosovës kundër kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme

Autoritetet doganore të dy vendeve po instalojnë pajisje te sofistikuara për identifikimin e ngarkesave të dyshimta, pjesë e trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike, armëve etj.

default

Imazh simbolik gangsterri

Drejtori i Përgjithshëm i doganave të Shqipërisë thotë se nga shkëmbimi i shpejtë i informacionit dy palësh do të parandalohen dhe kontrabanda dhe evazioni fiskal.


Në pikën e kalimit kufitar të Morinit, që lidh Shqipërinë me Kosovën, ditën e martë do të instalohet një set pajisjesh të sofistikuara për diktimin dhe zbulimin e ngarkesave të rrezikshme dhe të jashtëligjshme. Aparatura, e cila është e fjalës së fundit është ngarkuar në bordin e një automjeti duke e bërë atë të lëvizshme dhe të përdorshme në çdo segment të territorit doganor të të dy vendeve, aty ku ka dyshime gjatë procedurave të kontrollit. Duke prezantuar këtë program antitrafik, drejtori i Pergjithshëm i Doganave të Shqipërisë Përparim Dervishi, thotë se aparaturat do të jenë në gjëndje pune për 24 orë dhe do të bëjnë identifikimin e mallrave të dyshimta, apo dhe të ngarkesave me lëndë narkotike, armëve, elementëve radioaktivë etj.
Brenda tre vjetëve pajisje të tilla do të vendosen dhe në pika të tjera të kalimit kufitar tokësor mes dy vendeve, por dhe dhe në doganat mes Shqipërisë me Maqedoninë, Greqinë apo Malin e Zi.

Autoritetet doganore mes dy vendeve kanë ndërtuar një strategji bashkëpunuese për shkëmbim të ndërsjelltë të informacionit i domosdoshëm në parandalimin dhe goditjen e kontrabandës që prek territoret e Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
Autoritetet doganore mes dy anëve të kufirit janë duke bashkëpunuar për të unifikuar dhe lehtësuar procedurat e kalimit të mallrave, duke futur në përdorim sisteme të digjitalizuara regjistrimi dhe transferimi të dhënave, si një lehtësi për tregtarët dhe sipërmarrësit.

  • Data 11.03.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMVn
  • Data 11.03.2008
  • Autor Arben Muka / Tiranë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMVn