1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Do të mund të ndikojë Turqia tek Ahmadinexhadi?

Presidenti iranian, Ahmadinexhad po zhvillon një vizitë dy ditore në Turqi. Vizita zhvillohet ndërkohë që Turqia po punon për t'i dhënë fund një krize në thellim mbi programin bërthamor të Teheranit.

default

Presidenti iranian

Bashkësia ndërkombëtare e akuzon Teheranin se përpiqet të ndërtojë një bombë bërthamore gjë që hidhet poshtë nga iranianët. Përpjekjet e Ankarasë për zgjidhjen e krizës janë përpjekjet më të reja diplomatike për uljen e tensioneve të vazhdueshme në rajon. Por vizita e presidentit iranian shoqërohet nga kontradikta.

Polemika para vizitës së Ahmadinexhadit

Edhe përpara mbërritjes së presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad vizita e tij u parapri nga polemika. Mediet turke raportojnë se vendi i vizitës është zhvendosur nga Ankaraja në Stamboll pasi presidenti iranian nuk donte të kryente vizitën e detyruar diplomatike në mauzoleun e themeluesit të shtetit laik turk Mustafa Kemal Ataturku. Vizita e liderit iranian ka ngjallur një lloj pezmatimi tek aleatët perëndimorë të Turqisë.

Turqia ka interes për qetësimin e situatës

Türkischer Premier Erdogan - Änderung des Paragraphen 301 beschlossen

Roli i Turqisë në rajon konsiderohet i rëndësishëm nga ekspertët. Në foto kryeministri turk, Erdogan

Burimet diplomatike turke thonë se vizita është e rëndësishme në përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për qetësimin e tensioneve rreth programit bërthamor iranian. Gokhan Cetinsaja nga Universiteti Teknik i Stambollit është ekspert i marrëdhënieve turko-iraniane dhe këshilltar jo zyrtar në ministrinë e punëve të jashtme: "Mendoj se Turqia ndodhet në një pozicion shumë të veçantë. Irani e di se Turqia gjithashtu mund të humbë nëse do të ketë luftë mes Iranit dhe SHBA. Kështu në këtë kuptim Turqia është e sinqertë. Eshtë një rol unik në këtë moment të veçantë në politikën rajonale."

Gjatë javëve të shkuara ministri i jashtëm turk, Ali Babaxhan është angazhuar në misione diplomatike mes Teheranit dhe Uashingtonit. Këto përpjekje diplomatike janë një sinjal për rolin e ri që partia islamike në pushtet AKP e kryeministrit Erdoan po ndërton për Turqinë në Lindjen e Mesme të trazuar. Lidershipi i AKP-së që ka lidhje të forta me shumë udhëheqës në Lindjen e Mesme ndryshe nga paraardhëset e saj ka zgjedhur angazhimin aktiv në rajon, thotë Soli Ozel një ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Bilgi.

"Nuk vihet aspak në dyshim se kjo qeveri në veçanti i kushton vëmendje serioze dëshirës në Lindjen e Mesme për ta bërë Turqinë një lojtar të rëndësishëm në zhvillimet në rajon, qoftë në frontin izraelito-sirian, atë të Irakut apo në konfliktet Izrael-Palestinë."

Sukseset diplomatike të Turqisë

Anschlag in Kirkuk Irak

Turqia ka luajtur rol pozitiv për të bindur sunitët irakianë të marrin pjesë në zgjedhjet e 2005

Në Irak Turqia luajti një rol kyç për të bindur sunitët në Irak të merrnin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 2005-s. Por është roli i Ankarasë në arritjen e fillimit të bisedimeve indirekte mes Sirisë dhe Izraelit që e kristalizon edhe më tej rolin e saj në rajon. Gjatë muajve të fundit, bisedime sekrete mes Damaskut dhe Tal Avivit janë mbajtur edhe në Stamboll. Soli Ozel nga Universiteti Bilgi shpjegon rolin e Ankarasë: "Turqia është më shumë se një transmetues mesazhesh dhe më pak se një negociator. Mendoj se termi i përshtatshëm është fasilitues. Sigurisht kjo tregon se palët e interesuara kanë besim tek Turqia."

Vendet e Lindjes së Afërme dhe të Mesme kanë qenë tejet dyshuese ndaj turqve të cilët kanë sunduar mbi ta në kohën e perandorisë otomane. Por historia duket se po lihet mënjanë përballë shqetësimeve në rritje ndaj programit bërthamor të Iranit. Ekspertët thonë se Turqia, të paktën aktualisht, ndodhet në pozicionin unik të negociatorit më të ndershëm në rajon.

  • Data 14.08.2008
  • Autor Jones, Dorian (DW English)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EwoV
  • Data 14.08.2008
  • Autor Jones, Dorian (DW English)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EwoV