1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Do të mbajë fjalim Erdogani në Gjermani?

Qeveria gjermane refuzon mbajtjen e fjalimit të presidentit turk Erdogan jashtë samitit të G20-s në Gjermani. Por ambasada turke shprehet se Erdogan nuk ka nevojë për leje. Do të flasë ai në një konsullatë?

„Për paraqitjet publike të presidentit në një konsullatë të përgjithshme turke nuk është e nevojshme lejimi nga qeveria gjermane". Kështu është shprehur zëdhënësi i ambasadës turke, Refik Sogukoglu për gazetën "Rheinische Post". Ky vendim varet vetëm nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, sipas tij

Më parë qeveria gjermane nuk e kishte pranuar një kërkesë të Erdoganit për mbajtjen e një fjalimi jashtë samitit të G20-s në Hamburg. Të premten qeveria gjermane madje kufizoi daljet publike të përfaqëuesve të qeverive të huaja në përgjithësi.

Ndalimi vlen për dalje publike në më pak se tre muaj para zgjedhjeve në Gjermani apo në vendin e personalitetit politik të huaj. Politikanët e BE-së përjashtohen nga kjo rregullore.

Me këtë kërkohet të pengohet që konfliket e brendshme politike të një vendi të transferohen në Gjermani, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Schäfer.

Në cilin territor sovran?

Ministria e Jashtme kishte informuar përfaqësitë e huaja në Gjermani përmes një note të posaçme, se paraqitje të tilla publike në të ardhmen  kanë nevojë për lejen e qeverisë gjermane. Sipas rregullores preken edhe aktivitete brenda ambasadave të huaja apo konsullatave, sepse edhe ato bëjnë pjesë në territorin gjerman.

Sipas mediave, Ministria e Jashtme gjermane i ka bërë të ditur Turqisë, po ashtu se nuk pret që në samitin e G20 të shfaqen ato roje personale të Erdoganit, kundër të cilëve në SHBA ekzistojnë urdhërarreste. 12 persona nga trupa mbrojtëse e presidentit turk akuzohen, se kanë rrahur demonstrues paqësorë.

Paraqitjet publike të politikanëve turq shkaktuan irritime diplomatike  mes Berlinit dhe Ankarasë në kuadër të referendumit të kushtetutës në Turqi ëm 16 prill.

la/)(afp RP)