1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Dmitri Medvedjev u zgjodh president i ri i Rusisë

Rusia zgjodhi dje presidentin e ri: Kremlini e shpalli që mbrëmë fitues 42 vjeçarin Dmitri Medvedjev, pasardhësin e parapëlqyer të Vladimir Putinit. Megjithatë, krejt demokratike zgjedhjet nuk ishin.

Medvedjevi dhe Putini pas zgjedhjeve

Medvedjevi dhe Putini pas zgjedhjeve

Vënia në skenë ishte e përsosur - pas muzikës së grupit popullor rus 'Ljubej' ende-presidenti Putin dhe pasardhësi i tij Medvedev shëtitën në Sheshin e Kuq, të ndriçuar fort. Më shumë se 40.000 të rinj festuan nën shi të rrëmbyer me grupin rus të rokut 'Rusia Përpara'. I veshur lirshëm me xhup lëkure Medvedjevi iu drejtua masës: 'Dua t'i falënderoj të gjitha ata që më zgjodhën. Sepse ne jemi pothuajse dy të tretat e vendit. Nuk jemi indiferentë për të ardhmen tonë, mund ta vazhdojmë kursin e presidentit Putin. I kemi të gjitha mundësitë për këtë. Së bashku do të fitojmë!' Pastaj masa thirri fituesin e vërtetë - presidentin Putin. Në të ftohtë dhe shi ai thërriti: 'Më jepni një minutë. Janë zhvilluar zgjedhjet për presidentin e Federatës Ruse. Kandidati ynë Dimitrij Medvedjev kryeson! Ju falënderoj; të gjithë qytetarët. Kjo flet për faktin që jetojmë në një shtet demokratik dhe që shoqëria jonë civile është e përgjegjshme dhe efikase. Zgjedhjet presidenciale u kryen duke respektuar kushtetutën dhe ligjin. Shpresoj që fushata zgjedhore t'i përkasë tani së kaluarës.'
Russland Wahl Putin Medwedew

Pas thirrjeve për Putinin masa brohoriti: Rusia Përpara! Më shumë se 70 për qind e rusëve ia dhanë votën e tyre Dmitri Medvedev-it. Tre kandidatët e tjerë mbetën pa shanse. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte pothuajse 70 për qind. Politikania gjermane e fushës së marrëdhënieve me jashtë, Marie Luise Beck e të Gjelbërve, e cila i vëzhgon prej kohësh zgjedhjet në Rusi, mendon: 'Këtë herë duket se është ushtruar trysni në formë më masive sesa në zgjedhjet për Dumëm, në mënyrë që njerëzit të shkonin vërtet të votonin. Pikërisht në ato vende, ku ka struktura kolektive. Pra studentë në konvikte, të cilëve u është thënë qartë në mesditë se kishte ardhur koha për të shkuar në votime. Është ushtruar në formë masive trysni për të rritur njëherë numrin e zgjedhësve. Edhe vendimi është influencuar, u raportua për një vendvotim, para të cilit janë shpërndarë nga 400 rubla - rreth 11 euro - për secilin që zgjidhte Medvedevin.' Vëzhguesit zgjedhorë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës duan të japin në mesditë në Moskë vlerësimet e tyre për zgjedhjet. Pavarësisht prej atyre Rusia do të ketë në të ardhmen një udhëheqje të dyfishtë. Presidenti Putin do të bëhet kryeministër nën presidentin Medvedjev. Grindja për kompetencat duket e paraprogramuar.

  • Data 03.03.2008
  • Autor Karla Engelhard
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DGsy
  • Data 03.03.2008
  • Autor Karla Engelhard
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DGsy