1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Dje në Bruksel - Serbia me propozim të ri

Delegacioni i Serbisë paraqiti dje të martën në Bruksel një propozim të ri për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Sipas tij, statusi i Kosovës duhet të zgjidhet me modelin e ishujve Olandezë.

Shqiptarët kërkojnë pavarësi

Shqiptarët kërkojnë pavarësi

Presidenti Boris Tadiç dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica thanë se do të deklarohen për media, pas bisedimeve. Ndërkohë, ministri serb për Kosovë e Metohi Sllobodan Samarxhiq, bëri të ditur se delegacioni serb në takimin me trojkën ka prezantuar propozimin që statusi i Kosovës të zgjidhet sipas modeli të ishujve Olandeze. Samarxhiq tha se ata kanë hequr dorë nga propozimi që statusit të zgjidhet sipas modeli të Hong Kongut, për shkak të vërejteve se Hong Kongu është në Kinë dhe se atje jetojnë kinezët.

Pas modelit të Hong Kongut vjen modeli Olandez

Prandaj kanë vendosur që në tavolinën e bisedimeve të hedhin propozimin për ishujt Olandeze, të cilat i përkasin Finlandës, por ku jetojnë rreth 26.000 suedezë. Këta ishuj gëzojnë një autonomi të gjërë, për 80 vjet me radhë. Ishujt Olande janë një zonë e lirë tregtare. Finlanda nuk mund të merrë vendime që u përkasin suedezëve, pa pëlqimin e tyre, por ato kanë të drejtën e politikës së jashtme.

Delegacioni serb u shpreh i bindur se ky propozim do të kuptohet më lehtë prej përfaqësuesve ndërkombëtarë, për shkak se Finlanda është në Evropë dhe anëtare në BE. Mirëpo, Samarxhiq tha se delegacioni i Prishtinës nuk do të zhvillojë bisedime serioze, nëse është i bindur se në fund të procesit, Kosova do të bëhet shtet i pavarur.

Delegacioni shqiptar kërkon vetëm pavarësi

Sa i përket delegacionit kosovar, para bisedimeve me palën serbe edhe ai u takua me të ngarkuarin e BE për politikë të jashtme dhe siguri Havijer Solana, dhe me trojkën ndërkombëtare. Kosovarët kanë ritheksuar se modeli i vetëm që ata mund të pranojnë është pavarësia e plotë, sepse ky është edhe vullneti i kosovarëve. Delegacioni i Prishinës sërish ka ofruar fqinjësi të mirë mes Serbisë dhe Kosovës, si dy shtete të pavarura.

Presidenti Fatmir Sejdiu konfirmoi se me ndërkombëtarët është biseduar për domosdoshmërinë e angazhimit të plotë për zgjidhjen e statusit, deri me 10 dhjetor. Sejdiu theksoi po ashtu, se nuk do të ketë shpallje të njëanshme të pavarësisë së Kosovës, pa koordinim me SHBA-të dhe BE-në. Pas takimit, delegacionet do të takohen edhe me gazetarë ku do të bëjnë të ditura rezultatet e bisedimeve.

  • Data 20.11.2007
  • Autor Bahri Cani/ Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CPdb
  • Data 20.11.2007
  • Autor Bahri Cani/ Bruksel
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CPdb