1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dividenti i paqes - Gjermania mbështet Liberinë në rindërtim

Gjermania do t'i falë Liberisë borxhet dhe do të angazhohet në periudhë afatgjatë në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta. Kështu siguroi ministrja gjermane Hajdemari Viçorek-Cojl.

default

Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf

Konferenca e Berlinit i përfundoi punimet të premten (27.6.). Presidentja e Liberisë Elen Xhonson Sërlif (Ellen Johnson Sirleaf) ishte takuar të enjten me kancelaren gjermane Angela Merkel.

"Jam shumë e kënaqur me rezultatin" - u shpreh presidentja e Liberisë, Elen Xhonson Sërlif. Një falenderim në rradhë të parë për mikpritësin e konferencës, Gjermaninë. Gjermania do t'i falë vendit afrikano-jugor të gjitha borxhet që kapin shumën e 268 milionë eurove. Veç kësaj këtë vit Liberia do të marrë një shumë prej 15 milionë eurosh si ndihmë direkte, nga të cilat 10 milionë do të përdoren për ngritjen e një fondi për rindërtimin e infrastrukturës të shkatërruar nga lufta civile. Mjetet financiare do të përdoren menjëherë, bëri të ditur presidentja Sërlif në Berlin:

"Ne duhet të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur me strategjinë për luftimin e varfërisë për të përmbushur të paktën pjesërisht pritjet e qytetarëve."

Ministrja gjermane për zhvillimin Hajdermari Viçorek-Cojl vlerësoi përpjekjet e Liberisë nën drejtimin e presidentes Jonson Sërlif si shembullore. Me mbështetjen e Gjermanisë socialdemokratja Viçorek-Cojl lidh pritje konkrete në atë që quhet "qeverisje e mirë":

"Ngritja e shtetit ligjor, pra trajnimi i policisë dhe drejtësisë; zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës që ishte edhe një nga temat qëndroret të konferencës; dhe natyrisht edhe gjithë pjesa e sistemit shëndetësor dhe arsimit për të përmendur vetëm një pjesë të përgjegjësive të qeverisjes."


Presidentja e Liberisë e di se ku duhet të punojë për të siguruar paqen ende të brishtë në vendin e saj:


"Pikërëndesën duhet t'a vëmë në përgatitjen profesionale të rinisë. Nga ky problem buron rreziku më i madh për sigurinë. Dhe kjo është e lidhur me përpjekjet në fushën e infrastrukturës pasi përmes këtyre programeve mund t'u jepet punë të rinjve."


Edhe e ngarkuara e posaçme e Kombeve të Bashkuara për Liberinë Elen Margrete Loj mori pjesë në konferencën e Berlinit. Nuk ka siguri pa zhvillim tha danezja, ashtu sikurse nuk ka zhvillim pa siguri:


"Për këtë arsye është e rëndësishme të sigurohet paqja për brezat e ardhshëm në Liberi. Dhe ky ishte dhe kuptimi i kësaj konference: bashkësia ndërkombëtare të mbështesë Liberinë dhe presidenten e saj për të vënë në jetë strategjinë për luftimin e varfërisë. Kështu liberianëve do t'u jepet dividenti i paqes."


Dividenti i paqes - një shprehje e përdorur shpesh edhe nga presidentja e Liberisë dhe ministrja gjermane. Për t'i dhënë sa më mirë formë procesit demokratik dhe sigurimit të paqes në vendin afrikano-jugor do të zhvillohen konsultime edhe me vendet e tjera donatore, tha ministrja gjermane. Presidentja e Liberisë i mbështet shpresat edhe në impulset pozitive nga sektori privat. Kontaktet e para u lidhën në konferencën e Berlinit.

  • Data 30.06.2008
  • Autor Fürstenau, Marcel (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ESPs
  • Data 30.06.2008
  • Autor Fürstenau, Marcel (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ESPs