1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dittmann: "Libia nuk ekziston më si shtet"

Libia rrezikon të dështojë si shtet. Milicët dhe xhihadistët po e shkatërrojnë vendin. Të dy grupet kanë përbërje të ndryshme. Sidomos të rinjtë libianë ndjekin një agjendë radikale.

DW: Zoti Dittmann, duket se Libia është zhytur në kaos. Cilat janë përshtypjet tuaja mbi këtë situatë?

Andreas Dittmann: Deri para pak mujash ne kemi diskutuar, nëse Libia është një ‘‘shtet që po dështon‘‘, apo ‘‘një shtet i dështuar‘‘ tashmë. Për fat të keq tani e kemi përgjigjen, pasi Libia nuk ekziston më si shtet. Vendi ekziston akoma në hartë, por organizatat shtetërore nuk janë më të afta për të realizuar detyrat e tyre.

Çfarë po ndodh me vendin?

Libia është duke u përballur me disa konflikte. Një konflikt është ai që është më i vjetri, midis Libisë Lindore dhe asaj Perëndimore, Tripolitanët kundër Cyrenaica. Ky është një konflikt i fortë islamik, që ecën sipas linjës së pjesës lindore me vlerat e saj dhe pjesës metropolitane perëndimore.

A drejtohen edhe konfliktet e tjera drejt kësaj linje?

Jo shumë larg në Libi në kohën e pushtimit italian ishte opozita fetare. Në atë kohë ata konsideroheshin luftëtarët e lirisë fetare. Sot mund të quhet si një lëvizje ''islamike''. Anëtarët e saj janë kryesisht nga Libia lindore. Për Gaddafin ajo ishte opozita më e rrezikshme gjatë qeverisjes së tij. Në të vërtetë Gaddafi kishte futur ligjin e Sheriatit dhe ligjet islamike u zbatuan në shumë vende. Këto motive si dhe orientimet ideologjike përgjatë këtyre linjave ekzistojnë edhe pas revolucionit.

Vetëm se tani konflikti është ashpërsuar sërish.

Andreas Dittmann

Andreas Dittmann

Kjo vjen pasi të rinjtë, që janë radikalë islamikë, nuk kanë pikëpamje të veçanta. Këta të rinj janë të varur nga ‘'Shteti Islamik'' (IS) dhe drejtohen në emër të ideologjisë : Sundim i pakufizuar gjeografikisht i Islamit. Shumë prej tyre luftojnë për IS në Siri dhe Irak. Ata ëndërrojnë të realizojnë kalifatin në tokën libiane. Ky është një konflikt fetar, politik, por edhe konflikt brezash. Për të rinjte feja luan një rol shumë të rëndësishëm. Ajo nuk është një maskë, prapa së cilës fshihen interesa të tjera.

Përherë e më shumë raportohet se ish-anëtarët e regjimit të Gadafit janë bashkuar me xhihadistët. A jeni dakort ju me këtë?

Po. E njëjta gjë ndodh edhe në Irak, ku ish-besnikët e Saddam Hussein janë bashkuar me IS. Kjo nuk po ndodh për arsye ideologjike, por përkundrazi po shfrytëzojnë kaosin e dobësimit të shtetit, për t'u përforcuar në të ardhmen. Të dy, si Saddam Hussein dhe Muammar al-Gaddafi, konsiderohen si armiqtë më të mëdhenj të opozitës islamike. Këto grupime po bashkëpunojnë bashkë në të dyja vendet. Sigurisht që kjo është një aleancë e përkohsme, por bashkimi i tyre po ndodh me qëllimin për të parandaluar krijimin e një shteti nga ana e modelit demokratik perëndimor.

Si e shihni të ardhmen e vendit? A mund të orientohet Libia drejt një të ardhmeje të begatë?

Kushtet themelore për zhvillimin e Libisë në fakt janë shumë të mira. Vendi ka një popullsi të vogël me gjashtë milionë banorë dhe ka rezerva të naftës, që mund të shfrytëzohen deri në gjashtëdhjetë e pesë vite të tjera. Në fakt, shteti funksionon, por në nivel modest. Qeveria ka humbur kontrollin, sidomos ne pjesën jugore të Libisë. Policia nuk depërton dot në këtë pjesë, ndërsa ushtria është dobësuar nga përleshjet me milicët. Gjithashtu qeveria ka lënë pas dore edhe shërbimin arsimor, apo atë shëndetësor. Njëkohësisht sukseset politike, zbatimi i zgjedhjeve demokratike, aftësia për të vënë Presidentin në krye të detyrës po pengohen nga milicët. Këta të fundit, nëse nuk pajtohen me rezultatin e zgjedhjeve të caktuara, mundohen të imponojnë idetë e tyre me forcë.

Kjo do të thotë që Libia po dështon?

Po. Faktorë të ndryshëm të jashtëm ndikuan, që regjimi i Gaddafit të përmbyset shpejt. Po ajo që Libia po bën gabim dhe që është përgjegjësi e saj, është ‘'home made''. Ajo nuk mund të presë vetëm ndikimet e jashtme për të pasur zhvillim brenda vendit. Për momentin libianët janë duke e shkatërruar vetë vendin.

Andreas Dittman është Profesor i Gjeografisë Humane të Institutin e Gjeografisë në Universitetin e Giessen.