1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Dita e 13-të e garave në Lojërat Olimpike

Dita e 13-të e olimpiadës ishte e mabrë për sportistët gjermanë, që e rritën numrin e medaljeve.

default

Gara e ecjes sportive 20 km. për femra, mbërritja në stadiumin kombëtar në Beijing më 21 gusht 2008

Thomas Lurz në garën e notit mbi 10 km fitoi medaljen e bronztë. Vetëm në sprintin e fundit atij i mbeti fare pak distancë pas fituesve të olimpiadës Maarten van der Weijden nga Holanda dhe britanikut David Davis. Megjithatë Lurz ishtë i kënaqur: „Mendoj, se kur fiton një medalje në olimpiadë, duhet të flasësh vetëm për atë që ke fituar. Çdo gjë tjetër do të ishte e papërshtatshme. Unë jam shumë i gëzuar për medaljen. Diferenca ishte fare e ngushtë ndaj dy fituesve të tjerë, por kështu ndodh gjithmonë në garën e 10 km. Jam shumë i lumtur.“

Olympia 2008 Deutschland Bronze Frauenfußball Fatmire Bajramaj

Mesfushorja Fatmire Bajramaj e kombëtares gjermane shënon dy gola në ndeshjen me Japoninë, Beijing më 21 gusht 2008

Fatmirë Bajramaj lojtare e ekipit gjerman të fermave futbolliste e shpëtoi Gjermaninë prej turpit, duke siguruar me dy golat e saj medaljen e bronztë për të tretën herë në Lojërat Olimpike. Lojtarja mesfushore nga Duisburgu me origjinë kosovare shënoi të dy golat në ndeshjen me Japoninë për vendin e tretë. Mjaft e kënaqur me rezultatin është trainerja Silvia Neid: „Ne e rritëm ritmin e lojës në pjesën e dytë dhe fituam medaljen e bronztë, ndaj duhet të jemi të gëzuara. Unë personalisht do të kisha preferuar lojën në sulm dhe më shumë cilësi në të gjitha ndeshjet.“


Medalje ari fituan SHBA në finalen me Brazilin me rezultatin 1:0 në lojën shtesë.


Hedhësja e shtizës, Christina Obergföll, ishte e para që mori medalje për Gjermaninë në garat e atletikës. Ndonëse ajo humbi rekordin evropian prej fitueses së olimpiadës, Barbora Spotakova nga Çekia, distanca e saj prej 66,13 metrash ishte e mjaftueshme për medaljen e bronztë.

Rusja Olga Kaniskina në Pekinin e mbytur prej shiut doli fituese e olimpiadës në ecjen sportive prej 20 km. Gjermania Sabine Zimmer zuri vendin e 15-të.


Veronica Campbell-Brown sërish i siguroi medaljen e artë Xhamajkës në garën e 200 metrave vrap duke ruajtur titullin e katër vjetëve më parë në Athinë. Në vrapin 400 metra LaShawn Merritt nga SHBA ia kaloi koleges së saj si dhe favorites kryesore Jeremy Wariner. Kubanezi rekordmen botëror, Dayron Robles fitoi medalje ari. Kësisoj ai e justifikoi rolin si favorit që konsiderohej pas tërheqjes nga gara e 110 metrave me pengesa të kinezit Liu Xiang. Kërcimin tri hapësh e fitoi portugezi Nelson Evora.


Atë që nuk e arritën vajzat gjermane të hokejt e siguruan meshkujt. Në një gjysmëfinale të ethshme ata fituan ndaj Holandës me rezultatin 4:3. Në finale Gjermania ndeshen me rivalen kryesore Spanjën, që mundi Australinë fituese e olimpiadës së kaluar 3:2.

Kalorësi gjerman Christian Ahlmann përjetoi një shok: ai nuk u lejua të marrë pjesë në garën individuale në Hongkong. Kalit të tij Wallach Cöster gjatë një kontrolli mjekësor iu konstatua substanca e ndaluar Capsaicin. Mjeku i ekipit Björn Nolting: „Ky është një ekstrakt nga speci djegës, që përdoret për të garantuar efektin nxitës të qarkullimit të gjakut. Në sportin human kjo është e njohur dhe përdoret për nxemjen e muskujve.“


E njëta substancë u konstatua edhe tek kali i norvegjezit Tony Andre Hansen. Pozitiv me substanca të ndaluara u testuan edhe kuajt e irlandezit Denis Lynch dhe brazilianit, Bernhard Alves. Të katër sportistëve iu ndalua pjesëmarrja në gara.



  • Data 21.08.2008
  • Autor Andreas Ziemons
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F2Z2
  • Data 21.08.2008
  • Autor Andreas Ziemons
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F2Z2