1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Dita e 12-të e Lojërave Olimpike zhgënjyese për atletët gjermanë

Lotë dhe zhgënjim në radhët e sportistëve gjermanë

Atleti xhamajkan Usain Bolt

Atleti xhamajkan Usain Bolt

Dita e 12-të e garave në Lojërat Olimpike në Pekin sërish ishte në shenjë të spirnterit nga Xhamajka Usain Bolt. Në garën mbi 200 metra Bolt mori medaljen e dytë të artë. Ai vendosi sërish një rekord botëror me 19,30“, dy të qindat më shpejt, se Michael Johnson në 1996. Mbi 400 metra me pengesa kolegia e ekipit të Boltit, xhamajkania Melanie Walker fitoi gjithashtu medalje ari.

Betty Heidler

Betty Heidler

Nga këndvështrimi gjerman dita e 12-të ishte zhgënjyese për atletët. Hedhësja e çekiçit Betty Heidler, që udhëtoi për në Pekin si kampione bote, doli e nënta duke mos arritur as në garën përfundimtare. "Eshtë zhgënjim. Me 70 metra unë jam e nënta, nuk kisha ardhur me këtë qëllim. Por sot nuk funksionoi." Medaljen e arit në këtë disiplinë e fitoi bjellorusja Oksana Miankova.

Rezultatet më të dobëta të sportistëve gjermanë në ekip vazhduan edhe për vajzat e hokejit. Në gjysmëfinale ndaj Kinës, ndonëse ato kryesonin, nuk arritën të fitojnë. Kapitenia e ekipit, Marion Rohdewald, tha: "Unë mendoj, se ne pasi kryesuam dy herë bëmë një hap prapa. Ne nuk e çuam deri në fund lojën me guxim, duke i lënë kundërshtaret ta marrin veten gjithnjë e më shumë, e kjo na kushtoi me fitoren."

Në finale ndeshet Kina me Holandën. Për fitueset e olimpiadës në Athinë dhe trainerin e tyre Markus Behrmann tani është e rëndësishme medalja e bronztë në ndeshjen me Argjentinën. "Ne ende kemi shans të fitojmë një medalje, ky ishte edhe qëllimi ynë. Tani mbetet medalja e bronztë dhe ne duhet të përqëndrojmë të gjitha forcat për këtë. Ekipi është i motivuar dhe i impenjuar për të fituar një medalje. Tani që kemi edhe një shans duhet ta shfrytëzojmë atë."

Olympia, Angela Maurer Langstreckenschwimmerin

Notarja e distanace të gjata Angela Maurer

Lotë dhe zhgënjim edhe për notaren e distancave të gjata Angela Maurer. Pas 10 km asaj i munguan vetëm 0,9 sekonda, ose afërsisht 1,25 metra për të marrë medaljen e bronztë: "Nga njëra anë jam e gëzuar, që munda të dëshmoj, se bëj pjesë në grupin e notareve më të mira në botë në ujra të hapura. Nga ana tjetër jam e mërzitur. Pjesërisht në garë unë isha shumë mbrapa dhe në fillim nuk ndjehesha mirë. Më pas thashë: mblidhe veten! Ke tre vjet që stërvitesh për këtë. Kjo më bëri të avancoj."

Medaljet në këtë disiplinë i fituan rusja Larissa Iltshenko, Keri-Anne Payne nga Britania e Madhe dhe kolegia e ekipit të saj Cassandra Patten.

Olympia 2008 Deutschland Andreas Dittmer Kanurennsport

Andreas Dittmer

Në kanotazh, gjermanët u kualifikuan për garën finale. Fituesi i trefishtë i olimpiadës Andreas Dittmer lufton në kajakun kanadez njësh në distancën mbi 1000 metra për medalje. Në kajak njësh merr pjesë në garën finale edhe Max Hoff, pasi fitoi në gjysmëfinale. Në këtë mënyrë sportistët gjermanë të kanotazhit të premten do të jenë të përfaqësuar në të gjashtë garat për medalje.

Për herë të parë gjatë Lojërave Olimpike në Pekin një fituese medaljeje rezultoi pozitive në provën për doping. Sipas të dhënave të Shoqatës Ndërkombëtare të Atletikës, IAAF, bëhet fjalë për ukrainasen Ludmilla Blonska, që fitoi të shtunën në garën e kombinuar të shtatë disiplinave të atletikës medaljen e argjendtë. Analiza e gjakut ende nuk është paraqitur. Blonska u pezullua në vitin 2003, pas abuzimit me doping. Nëse analiza del sërish pozitive, atë e kërcënon pezullimi në gara për gjithë jetën.

  • Data 21.08.2008
  • Autor Andreas Simeos
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F2OA
  • Data 21.08.2008
  • Autor Andreas Simeos
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F2OA