1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dita Botërore e Rinisë

Rreth dy milionë vetë, shumica prej tyre nga Amerika Latine priten prej 23. deri më 28. korrik në Rio de Zhanero për Ditën Botërore të Rinisë.

Kjo ngjarje pritet të marrë ngjyrime të forta politike, sepse shumë të rinj që dolën në rrugë kohët e fundit kundër korrupsionit dhe stadiumeve të shtrenjta, presin tani nga Papa Françesku që do të shkojë më 22. korrik në Rio de Zhaneiro bekimin e kreut të Kishës Katolike për reformat politike që ata dëshirojnë.

Listë dëshirash për Papën

Protestat dhe lutjet fetare janë normale për Valmir Juniorin, që studion për bilogji. Gjatë protestave masive në Brazik ai qe aktiv me Bashkimin Katolik të Studentëve Brazilianë. Si përfaqësues i të rinjve brazilianë ai do të marrë pjesë edhe në një takim politik me Papën dhe do t'i dorëzojë atij një listë me kërkesa.

Weltjugendtag in Rio de Janeiro 2013

Valmir Juniori

"Ne duam të tregojmë se besimi i krishterë mund ta ndryshojë shoqërinë", shpjegon Valmir Juniori.

Protestat kundër dhunës arbitrare policore dhe korrupsionit - dhe zgjimi politik në Brazil, i cili shkaktoi një zell të përkohshëm e të ethshëm për reforma në parlament dhe në qeveri, gëzon bekimin e Kishës Katolike. "Shumica e të rinjëve që dolën për të protestuar në rrugë duan një vend më të drejtë dhe më solidar" - deklaroi peshkopi i Rio de Zhaneros Dom Orani Joao Tempesta së fundi në televizionin brazilian TV Globo.

"Dëgjoni thirrjet e rrugës!"

Kryepeshkopi i Rios mendon se protestat masive në Brazil dhe Papa i ri nga Amerika Latine do ta rrisin interesin për Ditën Botërore të Rinisë. "Shumë pelegrinë nga Evropa pyesin: Si jetojnë të rinjtë në Amerikën Latine?

Weltjugendtag in Rio de Janeiro 2013

Dom Orani Joao Tempesta

Si e përballojnë nivelin e lartë të varfërisë në shoqëri? Si arrijnë të arsimohen" thotë Dom Orani Tempesta. Gjatë demonstratave të fundit peshkopët e Brazili i bënë thirrje klasës politike të "Dëgjonte thirrjet e rrugës!" sepse është e pamundur të jetohet në një vend medallime kaq të forta sociale.

Veprime simbolike të rëndësishme

Papa do të takohet në Rio me të rinj të burgosur dhe me banorët Favelave. Ai gjithashtu do të vizitojë një spital dhe do të përurojë një projekt të financuar me donacione nga qendra gjermane për trajtimin e narkomanëve. Peshkopi Bernard Bahlmann, i cili jeton në Brazil që nga viti 1983 mendon se të tilla veprime simbolike janë të rëndësishme.

Valmir Juniori do të refomojë jo vetëm shoqërinë braziliane, por edhe Kishën katolike. "Celibati nuk është një dogmë, por një rekomandim që mund të ndryshojë ndonjëherë," thotë Junior. E njëjta gjë vlen dhe për gratë në kishë, ku gjithashtu duhet të duhet diçka." Valmir Juniori shpresoj se Dita Botërore e Rinisë do të sjellë impulse për Kishën Katolike dhe Vatikanin.