1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ditët finale në negociatat bërthamore me Iranin

BE i bën sërish thirrje Iranit për një marrëveshje bërthamore dhe lufton kundër pengesave të reja. Në negociatat bërthamore me Iranin në fund të javës së ardhshme skadon afati i fundit i Senatit amerikan.

"Dy javët e ardhshme janë kritike në këto bisedime", tha Federica Mogherini mbi gjendjen e bisedimeve bërthamore me Iranin. E ngarkuara e BE për politikën e jashtme u takua fillimisht vetëm me negociatorin iranian, Xhavad Sarif, në Bruksel. Më vonë u ftuan në bisedë edhe ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, për të shqyrtuar se si dhe nëse evropianët mund të eleminojnë bllokadat para një marrëveshjeje për kufizimin e programit atomik iranian. "Ende ka disa mospërputhje", tha Mogherini. Dhe ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u shpreh që të shfrytëzohet rasti, që të përmbyllen pozitivisht bisedimet pas dhjetë vjet negociatash.

Ka pengesa te reja

Në Lozanë zhvillohen bisedimet për marrëveshjen bërthamore ne Iranin

Në Lozanë zhvillohen bisedimet për marrëveshjen bërthamore ne Iranin

Sipas njoftimeve të diplomatëve nga Lozana, ku zhvillohen ndërkohë bisedimet zyrtare me ministrin e Jashtëm të SHBA-së John Kerry, në bisedime janë shfaqur pengesa të reja. Fjala është për impiante nëntokësore bërthamore të Iranit, ku Teherani kërkon mbajtjen e qindra centrifugave për pasurimin e uraniumit. Për këtë impiant të mbrojtur mirë nga sulmet, perëndimi kishte kërkuar, që ai të kthehet krejtësisht në qendër kërkimore. Ministri i Jashtem amerikan Kerry pranoi se ka ende dallime në kërkesat e të dy palëve, që kanë të bëjnë me numrin dhe intensitetin e inspektimeve, apo hapat për tërheqjen e sanksioneve kundër Teheranit. Detaje nuk bëhen të ditura. E qartë është se afati është fundi i marsit. Deri atëherë duhet të arrihet një marrëveshje kornizë, me anë të së cilës Teherani e ngrin të paktën për dhjetë vjet programin e tij bërthamor dhe Uashingtoni si kompensim heq gradualisht sanksionet e rënda ekonomike ndaj këtij vendi. Deri në verë marrëveshja kornizë duhet të jetë plotësuar me detajet teknike dhe të jetë e gatshme për nënshkrim. Por rezultati është akoma i pasigurt.

Nuk ka zgjatje të afati përtej fundit të marsit

"Eshtë një shenjë e mirë, që dëgjohet pak për rrjedhën e bisedimeve", thotë Cornelius Adebahr nga fondacioni Carnegie. Ka një disbalancë në mes njoftimeve të pakta nga negociatat, dhe atyre që diskutohen ndërmjet ekspertëve të politikës ndërkombëtare. Kjo tregon se bëhen përparime. Megjithatë ai mendon se afati i vendosur nga Senati amerikan deri në fund të marsit nuk mund të zgjatet. "Kerry nuk mund të vazhdojë", thotë Adebahr, është e pamundur, që ai të shkojë në Uashington dhe të kërkojë një afat tjetër. Nëse nuk arrihet rezultati i dëshiruar, atje do të fillojë një debat i ri për zgjerimin e sanksioneve të ashpra ekzistuese kundër Iranit.

John Kerry dhe ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif

John Kerry dhe ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif në Lozanë

Sipas njoftimeve të shtypit, si londinezes "Times", janë në rradhë të parë kushtet e mjerueshme të ekonomisë iraniane, që i bëjnë të gatshëm për kompromise edhe përfaqësuesit e linjës së ashpër në Iran. Një raport i brendshëm flet madje për një katastrofë. Në sektorin e naftës dhe gazit mungojnë shumë miliarda investime, 60 për qind e bizneseve të vogla kanë falimentuar, rënia e çmimit të naftës e ka thelluar fatkeqësinë. Adebahr thotë megjithatë se është gabim të mendosh se Teherani leshon pe vetëm nga vështirësitë ekonomike. Edhe më parë është menduar kështu, por iranianët janë rezistentë. Një marrëveshje me humbje të madhe të prestigjit është e pakonceptueshme. Dhe presion ka nga të dy anët, edhe nga qeveri e SHBA.

BE-së i nevojitet roli i vet në lidhje me Iranin

Eksperti i politikës së jashtme i bën thirrje BE të gjejë rolin e vet politik në lidhje me Teheranin. Bëhet fjalë për atë, që shefja i politikës së jashtme Mogherini e quan një "dialog më të gjerë".

Cornelius Adebahr: Një shenjë e mirë

Cornelius Adebahr: "Një shenjë e mirë"

Në varësi nga përfundimet e bisedimeve, mund të ketë objektiva të ndryshme. Nëse arrihet një marrëveshje, lista e temave të mundshme për një bashkëpunim të ri mes BE-së dhe Iranit është e gjatë. Ajo nis me aspeket e shoqërisë civile, siç janë programet e shkëmbimit për shkencëtarët dhe sportistët, me çështjet e të drejtave të njeriut, furnizimet me gaz më vonë dhe përpjekjet e përgjithshme të evropianëve për t'i dhënë fund izolimit ndërkombëtar të vendit. "I gjithë diapazoni i bashkëpunimit dypalësh", thotë Cornelius Adebahr. Por edhe nëse bisedimet dështojnë, nuk është humbur gjithçka, mendon eksperti. Megjithëse BE do të përfshihej në spiralen e përshkallëzimit të situatës, që do të krijohej nga saksionet e mëtejshme të SHBA-së dhe reagimet e mundshme politike nga pala iraniane, por edhe në këto kushte janë të mundshme elemente të një qasjeje më të zgjeruar, si bashkëpunimi në luftimin e tregtisë së drogës.

Nëse bisedimet përfundojnë pa asnjë rezutlat pozitiv, por lihet status quoja e marrëvëshjes së mëparshme, atëherë duhet bërë disi. Atëherë do të ishte momenti për BE, thotë politologu Adebahr. Nëse evropianët nuk duan të kthehen te konfrontimi, mund të shfrytëzojnë qasje të ndryshme për negociata: si për të zyrtarizuar bashkëpunimin në luftën kundër Shtetit Islamik (IS), apo për të shfrytëzuar më shumë mundësitë e tregtisë, pjesërisht të lejuar. Bisedime për marrëveshje për kontrollin e armatimit dhe zgjidhjen e konflikteve aktuale, si e ardhmja e Sirisë, janë të imagjinueshme. Por BE duhet t'i japë fund përjashtimit kontraproduktiv të Iranit nga zgjidhja e konfliktit rajonal.

Por momentalisht luftohet për një rezultati pozitiv të negociatave: "Ka përparime në disa pika dhe në disa të tjera jo", tha ministri i Jashtëm britanik Philip Hammond. Dhe homologu i tij francez Laurent Fabius deklaroi: "Ne duam një marrëveshje, nëse ajo mban." Europianët tani mund të tregojnë, nëse arrijnë ta kuptojnjë rolin e tyre, atë të akullthyesve.