1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ditët e zeza të kryeministrit britanik- kritikat pas disfatës zgjedhore të pamëshirshme

Ka shanse shpëtimi për kryeministrin britanik? Pas humbjes Gordon Brown po përpiqet të dalë nga pozicioni defensiv. Ndërsa konservatori Boris Johnson sot merr detyrën e kryetarit të bashkisë në Londër.

default

Kryeministri britanik, Gordon Brown

Shtypi i fundjavës ishte e pamëshirshëm me kryeministrin britanik: "Gordon Brown është ende në pushtet, por pushteti po i del nga dora", shkruan Observer. Tony Travers, profesor në shkollën ekonomike në Londër thotë se zgjedhjet lokale dëshmuan vullnetin për ndryshime politike. Madje për ndryshime politike afatgjata në të mirë të konservatorëve. Ajo ka depërtuar edhe në fortifikatat laburiste në veri dhe në pjesët qendrore të Anglisë. Përgjigja është shumë e thjeshtë sipas Travers. "Sepse njerëzit kanë më pak para në portofol."

Reagime të londonezëve

"Janë ngritur çmimet e karburanteve, janë rritur çmimet e ushqimeve dhe të gjitha janë shtrenjtuar", thotë një londineze."

"Gordon Brown? Nuk i besoj fare", thotë një tjetër.

Kryeministrin e shajnë edhe deputetët e partisë së tij, si Ian Gibson, i cili thotë se duhet bërë ndryshime dhe duhet paraqitur një koncept të ri. Gibson: "I ka edhe gjashtë muaj afat, kur duhet të mbahet kongresi i laburistëve. Në qoftë se ne deputetët edhe atëherë kemi ndjenjën se do t'i humbim zgjedhjet, do të jemi shumë të zemëruar."

Brown po mbrohet

Vetë Gordon Brown ka filluar të mbrohet. "Nuk do të lejojë që disa tituj të influencojnë punën time për këtë vend. Çdo qeveri është nën presion, për shkak të problemeve ekonmike", thotë kryeministri duke shtuar do të angazhohemi fuqishëm kundër partisë konservatore, e cila ka paraqitur shumë dilema, por nuk ka asnjë përgjigje për tejkalimin e sfidave."

Ken Livingstone und Boris Johnson nach der Wahl

Ken Livingstone, i humburi i laburistëve dhe fitimtari Johnson para mediave

Testi i konservatorëve

Konservatori i parë që do të dëshmojë se fjalën e tyre nuk janë vetëm shitje e mjegullës, është kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson. "Prioriteti kryesor është luftimi i kriminalitetit. 440 policë shtesë do të patrullojnë në autobusë dhe tramvajë. Me detektorë do të zvogëlojnmë numrin e atyre që mbajnë me vete armë të ftohta", thotë ai.

Shefi i konservatorëve David Cameron e ka të qartë se Londra do të jetë test për aftësitë e pushtetit konservator. Njerëzve duhet t'u dëshmojmë se me të vërtetë jemi në gjendje të bëjmë ndryshime në shkolla, spitale, luftën kundër kriminalitetit dhe në sektorët e tjerë të rëndësishëm, është mendimit ai.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen pas dy vitesh. Liberaldemokrati Vince Cable thotë se për kryeministrin Gordon Brown situata ështe e keqe, por jo e pashpresë.

  • Data 05.05.2008
  • Autor Ralf Borchard
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dtbk
  • Data 05.05.2008
  • Autor Ralf Borchard
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dtbk