1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ditë vendimtare për Krimenë

Në referendum qytetarët e Krimesë vendosën pro bashkimit të gadishullit me Rusinë.

Bota i kishte kthyer sot sytë nga Krimeja, ku megjithë përpjekjet politike të Perëndimit për t'i ndalur përpjekjet separatiste të Moskës u zhvillua një referendum për të ardhmen e gadishullit. Në të qenë ftuar të marrin pjesë mbi 1,8 milionë banorë të këtij gadishulli që i përket Ukrainës.

Sipas njoftimeve të medias rreth 93 për qind e pjesëmarrësve në referendum votuan pro bashkimit me Rusinë dhe anëtarësimit të Krimesë në Federatën Ruse.

Ky rezultat edhe pritej, sepse shumica e banorëve të Krimesë janë rusë etnikë dhe meqë ushtria ruse praktikisht e ka nën kontroll gadishullin e Krimesë.

Kremlini kishte theksuar në mënyrë të përsëritur gjatë bisedimeve me Perëndimin të „drejtën e popullsisë për vetëvendosje“ dhe do që ta realizojë „kthimin“ e Krimesë në mëmëdhe.

Në vitin 1954 Krimeja i kaloi Ukrainës. Qyteti i Sevastopolit nëKrime është prej më tepër se 200 vjet selia e Flotës ruse në Detin e Zi.

Përpjekje pa sukses

UN-Sicherheitsrat stimmt über Krim-Resolution ab

Këshillii i Sigurimit, seanca për Krimenë

Shtetet perëndimore, ndër ta anëtarë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ja, edhe vetë qeveria kalimtare e Ukrainës e kritikuan referendumin për pavarësi në Ukrainë si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Këshilli i Sigurimit në Nju-Jork u mblodh që prej fillimit të krizës para dy javësh në shtatë seanca rë posaçme – por pa sukses.

Të shtunën Rusia vuri në Këshillin e Sigurimit veton kundër një rezolute për Ukrainën, me të cilën u bëhej thirrje shteteve që të mos e njohin vendimin e referendumit.

BE-ja njoftoi se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Që të hënën ministrant e Jashtëm të BE-së do të marrin vendim për masa të mëtejshme, si bllokim llogarish bankare apo ndalim për të hyrë në BE.

DW.COM