1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ditë vendimtare për Japoninë - Helikopterë me ujë mbi Fukushimën

Në Japoni kanë filluar përpjekje të reja për ftohjen e reaktorëve në centralin bërthamor Fukushima. Të enjten (17.03.) helikopterë ushtarakë kanë hedhur ujë nga ajri. Në veprim do të vihen edhe makinat ujëhedhëse.

default

Centrali bërthamor Fukushima

Qiell i kaltër dhe asnjë re tymi të enjten mbi centralin bërthamor Fukushima Daiichi. Në shikim të parë duket sikur gjendja nuk do të eskalojë më shumë. Pasi niveli i rrezatimit, i rrezikshëm për jetën nuk është rritur më, dy helikopterë të ushtrisë japoneze kanë hedhur ujë nga ajri për të ftohur reaktorët e centralit. Shtatë tonë e gjysëm litër ujë deti hedhin ata për çdo fluturim mbi bllokun 3, çatia e të cilit është shkatërruar ndërkohë.

Suksesi i operacionit të ri i pasigurtë

Të mërkurën (16.03.) ushtria kishte ndërprerë fluturimet me helikopterë për shkak të shkallës së lartë të rrezatimit. Tani pilotët mund të kryejnë nga një fluturim në çdo 45 minuta, sqaroi ministri i Mbrojtjes Kitazawa, por nëse do të ketë ky operacion sukses, kjo do të kuptohet gjatë orëve të ardhshme.

Japan Fukushima AKW Explosion

Helikopterët ushtarakë gati për t'u nisur derjt Fukushimës (17.03)

Për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodh në brendësi të reaktorit Shtetet e bashkuara të Amerikës kanë dërguar ndihmë, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo. Avionë të vegjël pa pilotë do të bëjnë fotografi brenda reaktorëve përmes senzorëve special. Pasi që avionët janë pa pilotë, aksioni konsiderohet të jetë i parrezikshëm.

Po ashtu edhe policia në Tokio po mbështet misionin me 11 makina ujëhedhëse. Zëdhënësi i qeverisë Edano paralajmëroi: "Gjatë ditës së sotme nga një largësi e sigurtë ndihmësit do të fillojnë ftohjen e elementëve katodikë në bllokun 4."

Dy ditët e ardhshme - vendimtare për Fukushimën

Firma menaxhuese e centralit bërthamor Tepco e ndodhur në shënjestër të kritikave për shkak të menaxhimit të paplan të krizës është shprehur më optimiste dhe dëshiron që të enjten pasdite (17.03.) të fillojë sërish me furnizimin me energji elektrike të centralit. Në këtë mënyrë do të riaktivizohej sistemi ftohës i reaktorëve, i cili prej një jave është aktualisht jashtë përdorimit. Furnizimi me rrymë ishte ndërprerë të premten (11.03.) si pasojë e tëmetit të rëndë dhe cunamit që goditi rajonin. Ekspertët e energjisë bërthamore i konsiderojnë dy ditët e ardhshme si vendimtare nëse do të ketë shkrirje bërthamore në Fukushima.

Japan Erdbeben Atomkrise Vorrat 15.02.2011

Ka probleme me funrizimin në zonat e katastrofës

Evakuimi i Tokios ende i paplanifikuar

Megjithatë nuk ka plane konkrete për evakuimin e rajonit të Tokios ku jetojnë mbi 30 milionë njerëz. Kështu u shpreh një zëdhënës i qeverisë për kanalin BBC: "Ne japonezët për shkak të përvojave me bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki jemi shumë të ndjeshëm kur bëhet fjalë për rrezatimin radioaktiv. Megjithatë nëse aktualisht kaloni rrugëve të Tokios nuk vërehet aspak panik. Ky është realiteti, kjo është përvoja, nëpër të cilën po kalojnë tani shumica e japonezëve."

Gjithnjë e më dramatike gjendja paraqitet në kampet e refugjatëve në verilindje të Japonisë. Në një mot të keq me reshje të borës dhe ngrica vazhdojnë të mungojnë gjërat elementare për jetesë. Si pasojë e shkatërrimit të infrastrukturës nga cunami ndihmat po arrijnë shumë ngadalë deri tek këto kampe.

Autor: Nils Kinkel/Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi

DW.COM

  • Data 17.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10b24
  • Data 17.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10b24