1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ditë të errëta për Greqinë - Ku godasin kursimet e fundit

Paketa e re e kursimeve pritet me valë zemërimi në Greqi. Shteti grek duhet të kursejë 13,4 miliardë euro si kusht për marrjen e ndihmave të reja nga Europa.

Në Athinë debatohet sot për paketën e re të kursimeve prej 13,5 miliardë eurosh deri në fund të vitit 2014. Ndërkohë që deri në vitin 2016 do të duhet të kursehen edhe 3,4 miliardë euro të tjera. Paketa e re duhet të miratohet në parlamentin grek, sepse ajo është kushti për t'i hapur rrugën ndihmave të tjera financiare nga jashtë. Kryeministri konservator Antonis Samaras edhe më tej po përballet me kundërshtimin nga partnerët e tij të koalicionit qeverisës, PASOK dhe të Majtën Demokratike. Detajet e tjera të programit të ri të kursimeve do të përpunohen e miratohen në muajt e ardhshëm.

Paralizohet jeta në Athinë

Paralizohet jeta në Athinë

Kursime deri aty ku nuk mban më

Pas negociatave disamujore me donatorët, qeveria e Athinës shpalli programin e ri të kursimeve. Ai parashikon shkurtime të tjera në pagat e nëpunësve civilë dhe të punonjësve në shërbimet publike si dhe në subvencionet për fëmijët. Kështu familjet që fitojnë më shumë se 18.000 euro në vit nuk kanë të drejtë të marrin ndihmën për fëmijët. Do të ulen në mënyrë drastike dëmshpërblimet për humbjen e vendit të punës, ndërkohë që punëdhënësit lejohen të përmbyllin kontrata individuale me punëmarrësit. Shumë rroga të nëpunësve të shtetit po ashtu do të ulen nga 6-20%. Deri në fund të vitit 2012 do të dalin në pension të parakohshëm rreth 2000 nëpunës administrate.

Më rëndë preken pensionistët: për të katërtën herë brenda tri vjetësh do të shkurtohen pensionet si dhe paratë e Krishtlindjeve për pensionistët dhe punonjësit në shtet. Të gjithë pensionet nga 1000 euro e lart do të shkurtohen me 5-10%. Ndërkohë mosha e pensionit në Greqi do të rritet nga 65 në 67 vjeç. Ndërkohë e gjithë Greqia ka hyrë në ditën e dytë të grevës së përgjithshme 48 orëshe. Pritet që greva të përfundojë të mërkurën në mbrëmje me një tubim masiv në qendër të Athinës. Greva ka paralizuar transportin publik dhe shërbimet shëndetësore.

  • Data 07.11.2012
  • Autor AG/Arapi/Kelmendi
  • Fjalët kyç greqia, paketa
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16e80
  • Data 07.11.2012
  • Autor AG/Arapi/Kelmendi
  • Fjalët kyç greqia, paketa
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16e80