1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ditë historike për Gjermaninë - Si u vendos 20 vjet më parë bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në?

Një datë e shënuar në historinë gjermane të pasluftës: më 23 gusht 1990, pas katër dekadash të ndarjes, Kuvendi Popullor në Berlinin lindor vendosi bashkimin e RDGJ-së me RFGJ-në që do të hynte në fuqi më 3 tetor 1990

default

„Parlamenti sapo vendosi as më shumë e as më pak veçse fundin e RDGJ-së (Republika Demokratike e Gjermanisë) më 3 tetor 1990." - deklaron Gregor Gysi, kryetar i grupit të partisë PDS (partia e socializmit demokratik), pasuese e SED-së (partia e bashkuar socialiste)– më 23.8.1990. Me këtë deklaratë të çudtishme dhënë padëshirë ai përmblodhi atë që sapo kishte vendosur Kuvendi Popullor i RDGJ-së gjatë një seance dramatike natën: RDGJ futet brenda hapësirës së verpimit të ligjit themelor të RFGJ-së (Republika Federale e Gjermanisë). Vendimi duhej të hynte në fuqi më 3 tetor 1990.

Lothar de Maiziere ishte i pari kryeministër - 12 prill deri më 2 tetor 1990 - i zgjedhur në mënyrë demokratike në RDGJ

Lothar de Maiziere ishte i pari kryeministër - 12 prill deri më 2 tetor 1990 - i zgjedhur në mënyrë demokratike në RDGJ

Në ditët më parë nuk kishte kaluar asnjë seancë, në të cilën deputetët të mos kishin kërkuar futjen e menjëhershme të RDGJ-së në RFGJ. Bashkimi i shpejtë është shprehje e vullnetit të popullsisë së RDGJ-së dhe arësyeja e vetme, përse u zgjodh parlamenti në mars 1990 . Në këtë situatë kryeministri Lothar de Maizière ndërmerr incitiativën: „Unë kërkova pas seancës së rregult pasditen e 22 gushtit, që po sot të vazhdojmë me një seancë të jashtëzakonshme: pika e vetme e rendit të ditës është përcaktimi i datës së bashkimit të Gjermanisë.“

Jo të gjithë janë dakord ka edhe deputetë që duan të ruajnë inetresat

Por ka edhe parlamentarë, të cilët mendojnë, se ritmi është shumë i shpejtë. Ata kanë frikë nga shitja e interesave të RDGJ-së. Ndër ta bën pjesë edhe Wolfgang Ullmann, në muajt e fundit të regjimit të SED-së ai është ministër pa një sferë të caktuar veprimi. Ai përfaqëson në kuvend Aleancën 90-të dhe punon për projektkushtetutën e re të RDGJ-së, përmes së cilës synon që të shpëtojë sa më shumë të jetë e mundur nga arritjet e fundit të RDGJ-së socialiste. Më 22 gusht 1990 ai përpiqet ta ndalojë Lothar de Maizière.

Kuvendi Popullor i RDGJ-së

Kuvendi Popullor i RDGJ-së

Lothar de Maizière: „ Zëvendëspresidenti Wolfgang Ullmann erdhi tek unë dhe më tha, se ai tani po shkon tek Prokurori i Përgjithshëm i RDGJ-ës dhe do të ngrejë padi penale kundër meje për tradhëti të lartë. Më pas u mblodh presidiumi. Reinhard Höppner i SPD (partia socialdemokarte) drejtonte seancën dhe më pyeti, nëse unë dua t' i përmbahem kërkesës që kisha parashtruar. Unë iu përgjigja: unë nuk i shtroj kërkesat në Kuvendin Popullor për t' i tërhequr ato sërish. “

Fundi i bisedimeve "dy plus katër" dhe 3 tetori si dita e bashkimit


Në seancën pasuese tashmë nuk shtrohet çështja nëse RDGJ-ja në bazën të nenit 23 të ligjit themelor gjermano-perëndimor do të shpallë bashkimin, por shtrohet vetëm çështja se kur do të ndodhë kjo. Data 14 tetor e propozuar nga kryeministri, dita e zgjedhjeve të parlamenteve të landeve në RDGJ, refuzohet nga të gjitha grupet parlamentare. Përveç partisë së socializmit demokratik askush më nuk do ta përjetojë më 7 tetor 41 vjetorin e RDGJ-së. Propozimi vendimtar vjen prej Wolfgang Thierse, i cili përfaqëson në kuvend socialddemokratët. Ai propozon një datë që te jetë menjëherë pas fundit të bisedimeve „dy plus katër“ (shën. i përkth. kështu quhet marrëveshja shtetërore për rregullimin e raporteve midis dy Gjermanive në prani të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Bashkimit Sovjetik).

Fillimi i bisedimeve dy plus katër në Bon më 14 mars 1990

Fillimi i bisedimeve "dy plus katër" në Bon më 14 mars 1990

Këto bisedime do të përfundonin në Moskë më 12 shtator me një ceremoni festive. Në një konferencë të ministrave të jashtëm të KSBE-së (Konferenca për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, sot OSBE) më 1 tetor 1990 në Nju Jork përfaqësuesit e fuqive fituese aleate të Luftës së Dytë Botërore do të dorëzonin të drejtat e tyre të pushtimit dhe do të miratonin sovranitetin e pakufizuar të Gjermanisë. Kësisoj ishte gjetur data për ribashkimin: 3 tetor 1990.

Lothar de Maizière: „Unë pata më pas një bisedë me Rainer Ortlepp, kryetarin e grupit të liberalëve. Unë i them, konferenca e ministrave të jashtëm më 1 tetor zhvillohet në Nju Jork dhe atje merr pjesë z. Hans-Dietrich Genscher. Më 2 tetor ai ende nuk do të jetë kthyer, nëse mbrëmjen e një dite më parë zhvillohen bisedimet dhe përveç kësaj kemi edhe ndryshimin e orës. Gjatë natës ata telefonuan me Hans Dietrich Genscher-in dhe ai ua konfirmoi këtë. Si rrjedhojë ne ramë dakord për 3 tetorin 1990.“

Deputetët bëjnë realitet dëshirën e popullit

Vepra tashmë është e realizuar, parlamentarët vunë në jetë vullnetin e popullit dhe hapën rrugën për ribashkimin - 28 vjet pas ndërtimit të murit të Berlinit. Qeveria gjermano-perëndimore në Bon mbajti qëndrim të rezervuar ndaj këtij procesi diskutimi, ndonëse sot ndonjëherë tingëllon disi ndryshe. Lothar de Maizière: „Unë me rastin e 80 vjetorit të linjdes së Helmuth Kohl-it kam lexuar, se ai me vetëdije do të kishte zgjedhur 3 tetorin, sepse ai e dëshironte një ditë feste kombëtare në një stinë të butë. Por unë u befasova prej kësaj sepse në fakt Helmuth Kohl s' ka të bëjë absolutisht fare me 3 tetorin. Eshtë e saktë, që ai një herë ka lënë të nënkuptohet, se do të dëshironte një dite feste kombëtare, që të mos qëllonte në kohë me shira. Por po të ishte kështu ai mund t' i përmbahej 17 korrikut, kjo ka qenë gjithmonë një ditë plazhi për qytetarët e RFGJ-së."

Autor: Matthias von Hellfeld / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Esat Ahmeti

DW.COM

  • Data 23.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OteT
  • Data 23.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OteT