1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Diskutimet mbi Monumentin e Bashkimit: Çfarë e karakterizon kulturën gjermane të kujtesës?

Njëzet vjet pas ribashkimit gjerman në Berlin do të ndërtohet një Përmendore e Bashkimit. Diskutimet e shumta dhe kontroverse për të lidhen me çështjen e kulturës së kujtesës sot në Gjermani.

Projekt i Monumentit të Bashkimit Gjerman -1989

Projekt i Monumentit të Bashkimit Gjerman -1989

"Ne duhet të ngremë një monument për fatin tonë historik, në mënyrë që të mos harrojmë sa të çmuara dhe të pacënueshme janë liria dhe bashkimi dhe cilat janë detyrimet ndaj fatit tonë kombëtar." Kështu është shprehur në vitin 2007 Wolfgang Thierse si anëtar i jurisë së Bundestagut për zgjedhjen e të ashtuquajturës Përmendore e Bashkimit. Diskutimi për këtë përmendore në Gjermani po zhvillohet në mënyrë kontroverse.

Kritikët shohin në të vetëm një skulpturë që do të grumbullojë sa më shumë njerëz rreth vetes dhe do të jetë një vend që nuk do të reflektojë asgjë. Nga ana tjetër përkrahësit e idesë, flasin për një përmendore që vizitori mund ta përjetojë dhe zbulojë vet.

Projekt i Monumentit të Bashkimit Gjerman -1989

Projekt i Monumentit të Bashkimit Gjerman -1989

Në projekt parashihet një kolovajzë e madhe e cila edhe kolovitet vërtetë, nëse nga njëra anë e saj ndodhen më shumë se 50 persona. Pas një kohe të gjatë në Gjermani ngrihet kështu një përmendore heronjsh. Me të përkujtohen qytetarët e guximshëm të ish RDGJ-së, të cilët në vitin 1989 dolën në rrugë. Heroizmi i tyre ishte themeli i ribashkimit të Gjermanisë. Përmendorja e fundit kushtuar heronjve në Gjermani është përmendorja e Buchenwald-it e ngritur në vitin 1958, thotë politologu Herfried Münkler, edhe pse përmendorja e Buchwald-it ngjall në kujtesë një prerantim shtetëror të antifashizmit. Kjo për faktin se në qendër të përmendores së ngritur në hapësirat e ish kampit të përqëndrimit Buchenwald me mijëra viktimat e tij ndodhet njeriu, më saktë një grup njerëzish. "Kjo përmendore shpreh diçka me diferencimin nga mënyra e sjelljes, me mundësinë e rezistencës, nga vendosmëria deri tek rezinjata - diçka me të cilën njeriu mund të ballafaqohet, diçka që edhe mund ta refuzosh."

Në Gjermani në dekadat e fundit janë ngritur kryesisht përmendore për viktimat e nacionalsocializmit. Holokausti ka mbisunduar në kulturën e kujtesës. Me të drejtë gjermanët e kanë patur të vështirë të kujtojnë kohërat e vjetra të mira - viti 1945 edhe për Gjermaninë paraqiste orën zero. Kultura e kujtesës është gjithmonë një detyrë kolektive. Kjo tregon po ashtu se si janë konceptuar përmendoret politike. Vëzhguesi duhet që të mendohet vetë se çfarë shpreh një përmendore, por në të njëjtën kohë të nxitet për të menduar. Nëse kjo bëhet me zotësi atëherë mendimet bashkohen me shprehjen artistike. Dhe kjo gjeneratë pas gjenerate. Një monument dështon nëse nuk arrin të shtrihet përtej vdekjes së dëshmitarëve të fundit të asaj kohe dhe mbetet vetëm një kujtim që zbehet me kalimin e kohës. Dhe pikërisht nga kjo kërcënohet Përmendorja e Bashkimit, thotë politologu Münkler. "Projekti është i atillë që mund të jetë një përmendore për gjithçka: bashkimin gjerman, pse jo?. Por edhe për mirëqenien gjermane apo për suksesin e zonjës Merkel."

Projekt i Monumentit të Bashkimit Gjerman -1989

Projekt i Monumentit të Bashkimit Gjerman -1989

Është kjo një mundësi e humbur? Apo një rast i mirë që Gjermania duke u përballur me një monumet të krijojë një mit të ri. Një tregim i përbashkët që do t'i mbijetojë si kohërave të këqija po ashtu edhe kohërave të këqija ekonomike. Por ky mit, tërheq vëmendjen Münkler nuk guxon të jetë i brishtë siç kemi të bëjmë me rastin aktual. „Rrëfimi për mrekullinë ekonomike të Republikës së vjetër Federale është bërë hegjemon për Gjermaninë e bashkuar. Ankthi me të cilin ne presim përgjigje në pyetjen nëse ne jemi kampion apo nënkampion botëror në eksport tregon identitetin tonë kolektiv.“
Në formimin e kulturës së kujtesës ndikojnë faktorë të ndryshëm. Gerhard Schulze, një nga sociologët më të shquar të kulturës në Gjermani, i jep nota më të mira Përmendores së Bashkimit. Ai konsideron se asnjë monument në Gjermani nuk do të ketë vëmendje të ngjashme. Ai për Deutsche Wellen tha: "Është e qartë se njerëzit do ta shohin këtë monument ashtu si ata e trajtojnë jetën në përgjithësi - të shoqëruar nga pyetja: Çfarë do të thotë kjo për mua? Si e përjetojë unë atë?

Konkurs për monumentin e Bashkimit

Konkurs për monumentin e Bashkimit

Këto thirrje të fansave të kombëtares gjermane gjatë Kampionit Botëror të Futbollit 2006 ishin ndryshe nga thirrjet e mëhershme gjermane. Historiani Edgar Wolfrum flet për një patrozizëm tjetër, të gëzueshëm të gjermanëve që u bë i dukshëm dhe i dëgjueshëm. Kjo përrallë verore futbolli nuk ishte flakë kashte por një simbol i transformimit. Ky transformim mund të shprehet edhe në monumentin e bashkimit për shkak se Gjermania mund të jetë me të drejtë krenare për heronjtë e Murit të Berlinit. Megjithatë kjo lidhje mungon në realizimin estetik.

Autor: Kay-Alexander Scholz/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama