1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020710 bundespräsident wulff

2 Korrik 2010

Presidenti i ri gjerman Christian Wulff u detyrua dy ditët e fundit të dëgjojë shumë pohime të gazetarëve për një fillim jo tepër të mirë me rastin e zgjedhjes së tij në këtë post.

https://p.dw.com/p/O9Bs
Presidenti i ri gjerman, Christian Wulff
Presidenti i ri gjerman, Christian WulffFotografi: picture alliance/dpa

"Ne kemi pasur shumë presidentë të cilët janë zgjedhur në raundin e dytë apo të tretë. Disa kanë dashur të dërgojnë sinjale drejt koalicionit, por unë nuk dua të marrë pjesë në këto debate", thotë presidenti i ri Christian Wulff.

Presidenti i ri pohon se e do Gjermaninë dhe para së gjithash kombëtaren gjermane në futboll. Sipas tij, ajo po tregon se si funksionon një ekip, si mund të bashkëpunohet, si jepet topi në mënyrë optimale, si mund të jepen golat dhe si mund të evitohen golat e kundërshtarit. Wulffi beson se edhe politika mund të mësojë pak nga kjo lojë.

Sipas një sondazhi, shumica e gjermanëve beson që Wulffi do të jetë një president i mirë. Fakti që për zgjedhjen e tij u dashën tre raunde, nga dy të tretat e të anketuarve në sondazhe shihet si një dështim serioz i kancelares Angela Merkel. Kështu mendon edhe opozita në Parlament.

"Pwwr Angela Merkelin është kjo një humbje e madhe, sepse zgjedhësit dhe zgjedhëset e këtij koalicioni vendosën të votojnë pwwr kandidatin e koaclicionit qeveritar vetëm në momentin e fundit", pohon udhëheqësja e deputetëve ekologjistë në Parlament, Renate Künast.

Mendimet janë të ndara edhe në vetë koalicionin qeveritar, ku dhjetëra deputetë në raundin e parë dhe të dytë votuan kandidatin e opozitës Joachim Gauck.

"Shumë prej tyre kanë zemëruar jo vetëm zonjën Merkel. Ky nuk është një fillim i ri dhe nuk është shënuar një depërtim i pritur", pohon kryeministri i landit të Saksonisë, Stanislaw Tillich. Ndërsa lideri i liberalëve dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle, shprehet:

"Ishte ky dhe një moment madhështor për kulturën demokratike në këtë vend. Unë nuk mendoj se fakti që kemi pasur tre raunde të zgjedhjeve paraqet ndonjë ngarkesë."

Autor: Elena Singer/Bahri Cani

Redaktoi. Auron Dodi