1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Diskutim në parlamentin gjerman për situatën në Iran

Oratorët e fraksioneve qeveritare ashtu edhe nga opozita ishin të rezervuar me vlerësimet për përmasat e manipulimit të zgjedhjeve, por shprehën solidaritet me demonstruesit

default

Parlamenti gjerman

Duartrokitje nga të gjithë mori politikani liberal ekspert për politikën e jashtme, Werner Hoyer, me fjalët:

„Unë heq kapelen para qindramijëra iranianëve, të cilët duke rrezikuar jetën ngritën zërin për një të ardhme më të mirë. Ata kërkojnë që të vlejë vota e tyre, që ajo të numërohet dhe për këtë ata u hyjnë rreziqeve të mëdha. Kjo mund të na turpëronte pak ne në Europën tonë të sigurtë, ku siç duket kemi harruar të vlerësojmë se çfarë do të thotë të kesh votën tënde, ta japësh atë dhe të kërkosh që ajo të numërohet.“

Kandidatit të të gjelbërve për kancelar, Jürgen Trittin, pamjet nga Irani i kujtojnë vitin 1979, kur u rrëzua shahu dhe u krijua republika islamike. Megjithatë ai tha:

Iran Proteste zur Wahl 2009

Protesta në Iran

„Kjo nuk është kryengritje kundër mullahëve. Ka shumë klerikë, që dalin në rrugë së bashku me liberalët si dhe me konservatorët me të rinjtë dhe studentët, tregtarët dhe punëtorët.“

Trittin si dhe oratorë të tjerë ishin shumë të përmbajtur në vlerësimin e zhvillimeve. Që ka patur fallsifikime është e qartë, edhe pse përmasat nuk dihen. Kryetari i komisionit të jashtëm në parlament, kristiandemokrati Rupreht Polenz, theksoi edhe se:

„Sidoqë të ketë shkuar votimi, sidoqë të jenë numëruar votat, që në fillim dihej se ato nuk ishin zgjedhje demokratike, por zgjedhje të organizuara. Nga më shumë se 400 kandidatë vetëm katër mundën të kandidonin, të tjerët u përjashtuan që në fillim në procedurë jotransparente nga këshilli mbikqyrës."

Oratori i fraksionit të majtë, Norman Paech ishte i vetmi, që kritikoi qëndrimin e shumicës parlamentare ndaj udhëheqjes iraniane.

„Ishte niveli zero i hipokrizisë demokratike që njëherë të kërkohen zgjedhjet, pastaj të refuzosh rezultatin e zgjedhjeve dhe pastaj edhe të bojkotosh fituesin. Ku ishte indinjata, indinjimi demokratik në parlament.“

.

Iran Demonstration in Teheran, 17.6.2009

Demonstratë në Teheran

Kundër dyshimeve për rezultatin e zgjedhjeve Paech tha se institutet e pavarura amerikane kishin parashikuar një avantazh të qartë të presidentit Ahmadinexhad. Atë e kundërshtoi Eduard Lintner i unionit kristiansocial bavarez, CSU, se asnjë anketim nuk kishte parashikuar një fitore të Ahmadinexhadit që në raundin e parë të zgjedhjeve. Lintner i bëri apel udhëheqjes fetare në Iran, e cila ka premtuar rishqyrtimin e votimeve

„Feja dhe udhëheqësit fetarë edhe në Iran duhet të ndjehen të obliguar gjithnjë para së vërtetës. Këtë pretendim duhet ta plotësojë udhëheqësi më i lartë Kamenei në marrjen e vendimit për korrektësinë e zgjedhjeve në Iran.“

Për Holger Haibach nga fraksioni i Lintnerit tha se vetë fakti, që ka patur parregullsi, të bën të aludosh që rezultati nuk është i rregullt. Sepse të manipulosh zgjedhjet nuk ka kuptim, kur je i sigurtë se fiton.

Autor: Peter Stützle/Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi




  • Data 18.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ISsz
  • Data 18.06.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ISsz