1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Romët dhe Sintët

Diskriminimi i sintëve dhe romëve në disa vende të BE-së

Në shumë shtete të BE-së sintit dhe romët diskriminohen. Në Hungari shumë herë romët janë sulmuar në 18 muajt e fundit. Shumë nga këto sulme nuk janë sqaruar deri më sot. Edhe në Rumani ka sulme.

default

Gjendje e mjerë në Bullgari

Sâncraieni, një fshat në lindje të Transilvanisë, zonë ku jetojnë kryesisht pakicat hungareze. Në fillim të korrikut këtu pati një rast që i ngjan një procesi linçues. Fillimisht pati një përleshje mes një hungarezi dhe një romi dhe ky i fundit e plagosi lehtë hungarezin me thikë. Si përfundim iu nxeh gjaku tërë popullatës. Qindra banorë të fshatit dogjën një plevicë në zonën e banuar me romë. Vetëm një ndërhyrje e shpejtë dhe masive e policisë mundi të mënjanojë një ngjarje të rëndë. Që nga ajo kohë policët patrullojnë 24 orë pa ndërprerje fshatin. Situata është e tensionuar. Kryetari Bashkisë Ernö Székely reagon ndërkohë i inatosur ndaj pyetjeve të gazetarëve: "Unë nuk do të them më asgjë! I gjithë shtypi rumun dhe ai i huaj pretendon se ne kemi përzënë romët dhe ku ta di unë çfarë tjetër. Nuk ka pasur asnjë konflikt etnik, asnjë njeri nuk është rrahur ose përzënë. Ne duam të jetojmë si deri më tani dhe unë shpresoj që të jetë kështu!"

Bulgarien Land und Leute Roma und Sinti Kinder mit Pferde

Duhet t'i shesin kuajt nëse nuk kanë tokë dhe...

Romët "duhet të sillen në mënyrë të civilizuar"

Aq sa kryebasahkiaku mundohet ta zvogëlojë ngjarjen, po aq i paqartë është dimensioni etnik i konfliktit. Katër ditë pas ngjarjes kryetari i bashkisë dhe i vetë-emëruari si udhëheqës i romëve në fshat János Gráncsa nënshkruan një një të ashtuquajtur "Pakt për bashkëjetesë paqësore". Në bazë të tij romët nuk lejohen më të mbajnë kuaj nëse ata nuk kanë tokë në pronësi, sepse përndryshe ata vjedhin tagji. Në pikën 10 thuhet se romët duhet "të sillen në mënyrë të civilizuar".

Fshati Sancraieni nuk është rasti i vetëm i një ngjarjeje të tillë në Rumani. Një muaj më parë banorë të një fshati tjetër nga zona i kishin vënë zjarrin një shtëpie të një familjeje rome dhe kishin dëbuar përkohësisht shumë familje. Një valë sulmesh agresive kundër grupimit popullor ka pasur së fundmi në fillim të viteve 90-të. Në atë kohë në disa raste pati sulme linçuese dhe konflikte të llojit të progromës. Por nga mesi i viteve 90-të si rezultat i presionit nga jashtë ndërhyri policia dhe zyrtarët duke mos e lejuar vazhdimin e dhunës.

Gjendja aspak më e mirë në Hungari, Çeki, Sllovaki dhe Bullgari

Mbetet për të pritur nëse rastet e fundit do të çojnë në një valë të dhumshme sulmesh si atëhere. Rumania nuk është e vetme me dhumën ndaj romëve. Në Hungari, në një fshat në lindje të vendit u vra natën e së hënës (3.8.2009) një burrë 45-vjeçar kurse vajza e tij 13-vjeçare u plagos rëndë. Kjo është vrasja e katërt në vazhdim brenda këtij viti. Policia dyshon si vrasës një grup terrorist të ekstremit të djathtë. Edhe në Çeki, Sllovaki dhe Bullgari po shtohen sulmet zjarrvënëse kundër romëve.

Ungarn Romaschule für Roma in Pecs

... të "civilizohen"

Në krahasim me këtë ngjarjet si ato të Sâncraieni duken si jo të dëmshme. I ri është fakti që me anë të marrëveshjeve me shkrim shfuqizohen të drejtat themelore të një grupi qytetarësh dhe zyrtarët nuk bëjnë asgjë kundër kësaj. Pyetje për kryebashkiakun e Sâncraieni-t: Çfarë është "sjellje e civilizuar" dhe kush i përcakton kriteret? Përgjigje nga Ernö Székely: "Gjithkush e di se çfarë është e civilizuar. Njeriu nuk bën skandale, nuk rrihet dhe kështu me rradhë."

Kryebashkiaku ndrëpret bisedën

Do të donim t´i bënim më shumë pyetje kryetarit të bashkisë. Por atij i kujtohet se nuk donte të jepte më intervista dhe kështu e ndërpret bisedën. Ndërkaq i përgjigjet pyetjeve i vetë-emëruari si udhëheqësi i romëve të fshatit János Gráncsa: Pse ka nënshkruar ai një marrëveshje të tillë, që është në kundërshtim me kushtetutën? János Gráncsa e minimizon, ai do paqen. Romët e familjes së autorit të krimit me thikë por edhe të tjerë nuk kanë qenë të rregullt, ka pasur vjedhje të vogla tagjije. Fshati pret që ne Romët të jemi të sjellshëm, thotë János Gráncsa më tej, këtë ai ia ka premtuar popullit dhe tani populli është qetësuar.

Nuk ka shumë kuptim të diskutosh me János Gráncsa për të drejtat themelore dhe qytetare të njeriut, pasi të menduarit e tij është feudal. Ai është një njeri trupvogël, miqësor, që qesh shumë dhe nga sytë e tij rrezaton një frikë e thellë. Që frika e tij ka një bazë këtë e mësojmë më vonë në klubin e fshatit. Aty është ulur Ferenc Bors, një veteriner. Ai shprehet me një urrejtje të madhe kundër romëve duke i cilësuar si kriminelë dhe që nxisin urrjetjen popullore.

"Cigan mund të mos jetë në mëngjez, dhe në drekë por ai është sidoqoftë cigan në mbrëmje. Ata e kanë këtë në gjak, është thjesht një problem gjenetik", thotë ai.

Autor: Keno Verseck

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 08.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J61M
  • Data 08.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J61M