1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Disident i rrezikshëm - Përse Liu Xiaobo është armiku numër një i shtetit kinez

Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i ndahet intelektualit liberal të Kinës Liu Xiaobo. Por ai aktualisht ndodhet në një burg kinez. Liu Xiaobo konsiderohet nga udhëheqja kineze si "armiku numër një i shtetit"

Në foto, Liu Xiaobo

Në foto, Liu Xiaobo

Regjimi kinez e vlerëson Xiaobon si faktor pasigurie

Protestuesë kinezë në Hong Kong kërkojnë lirimin e Liu-s

Protestues kinezë në Hong Kong kërkojnë lirimin e Liu-s

Si mund të jetë kaq i "rrezikshëm" një intelektual në Kinë? Liu Xiaobo kishte përpiluar në vitin 2008 me disa intelektualë të tjerë kinezë dhe aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të ashtuquajturën "Karta 08" e cila është një manifest për modernizimin politik të Kinës. Në të kërkohet ndarje pushtetesh, liri mendimi dhe konkurencë e lirë e partive politike. Pushtetmbajëtsitë e Kinës e shohin "Kartën 08" si një provokim, sqaron gazetari i Hongkongut dhe ekspert i shquar i Kinës, Willy Lam. Pekini sheh në Liu Xiaobon një faktor pasigurie i cili kërcënon stabilitetin e vendit. Prandaj shkalla e dënimit ishte kaq e lartë:

"Dënimi i Liu Xiaobos me 11 vjet burg duhet të ketë qenë një vendim unanim i Byros Politike të Partisë Komuniste të Kinës. Ndarja e Çmimit Nobel për Paqë për Liu Xaiobon është për Pekinin një komplot i perëndimit. Pekini e konsideron këtë si një strategji për përmbysjen e autoriteteve shtetërore në Kinë".


Kina hedh poshtë si të pabaza akuzat e bashkësisë ndërkombëtare

Nga protestat antiqeveritare në Hongkong - gusht 2009

Nga protestat antiqeveritare në Hongkong - gusht 2009

Qeveria kineze injoron çdo apel të bashkësisë ndërkombëtare për lirimin e laueratit të sivjetëm të Çmimit Nobel për Paqë. Gruaja e tij Liu Xia ndodhet ende në arrest shtëpiak. Ma Zhaoxu, zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze hedh poshtë si të pabaza të gjitha akuzat:

"Ndarja e Çmimit Nobel për Paqë një të burgosuri të dënuar tregon mungesën e respektit të Komitetit të Çmimit Nobel ndaj drejtësisë kineze."

Udhëheqja kineze mbetet kokëfortë dhe aktualisht nuk i shmanget konfrontimeve, sepse ekonomia e Kinës po lulëzon dhe kjo i jep asaj siguri. Pavarësisht krizës së fundit globale financiare vendi është forcuar duke u bërë ekonomia e dytë kombëtare në botë. Sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar prodhimi vendor brutto i Kinës për kokë banori ka qenë këtë vit mbi 4000 dollarë amerikan. Ka vite që jo pak njerëz në perëndim besojnë që zhvillimi i shpejtë ekonomik në Kinë do të ndikojë edhe në hapjen politike dhe në reformat në vend. Megjithatë eksperti i Kinës Willy Lam i vlerëson këto pritje si jorealiste:

"Ruajtja e stabilitetit ka prioritetin më të lartë. Kështu kishte vendosur qysh në vitin 1989 ish kryetari i Partisë Komuniste të Kinës, Deng Xiapoping i cili bënte pjesë në gjeneratën e parë të udhëheqjes kineze të epokës së reformave. Sot 20 vjet më vonë gjenerata e katërt udhëheqëse qëndron pas këtij vendimi se një ndryshim i plotë nuk është i nevojshëm përderisa vazhdon zhvillimi i ekonomisë së vendit dhe funksionon aparati shtetëror."


Përmes instituteve Konfuci provohet të ndryshohet imazhi jashtë vendit

Filozofi kinez Konfuci (551-479 para Krishtit)

Filozofi kinez Konfuci (551-479 para Krishtit)

Nga njëra anë Pekini nuk dëshiron të rrezikoj stabilitetin e vendit. Por nga ana tjetër vendi nuk dëshiron që për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut të mbetet në thumb të kritikave të bashkësisë ndërkombëtare. Pushtetmbajtësit kinezë ka vite që përmes projekteve të ndryshme provojnë të ndryshojnë imazhin jashtë vendit dhe të ndikojnë në opinionin publik. Simbol për këtë është themelimi gjatë viteve të kaluara i mbi 250 instituteve Konfuci në 80 vende të ndryshme të botës. Për projekte kulturore dhe mediatike, për botimin e një gazete të re në gjuhën angleze dhe për kanale televizive në gjuhën angleze që transmetojnë 24 orë në ditë Kina ka vënë në dispozicion një buxhet të posaçëm prej 4,5 miliardë euro.

Megjithatë për aq kohë sa Kina nuk lejon shprehjen e lirë të mendimit dhe fut në burg ithtarët e demokracisë si Liu Xiaobon të gjitha përpjekjet për përmirësimin e imazhit jashtë vendit shkojnë huq, thekson politologu Andrew James Nathan nga Universiteti Columbia:

"Shumica do të pyesin përse Kina nuk mund të pranojë Çmimin Nobel për Paqë? Bile qeveria në Pekin i ndalon gruas së Liu-s që të japë intervista për mediet vendore apo të huaja. Shumë do të jenë të mendimit se fuqia e butë kineze (Soft Power) nuk do të forcohet nga veprime të tilla, përkundrazi."

Autor: Yang Ying / Esat Ahmeti

Redaktoi: Eliana Xhani

DW.COM

  • Data 09.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QTfW
  • Data 09.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QTfW