1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Direktivat për ndihmën humanitare në raste katastrofash

Musch-Borowska, Bernd / Singapur (NDR) 1 Qershor 2008

Ministrat mbrojtjes dhe ekspertë të sigurisë nga më shumë se 27 vende të dielën (01.06) diskutuan në Singapur lidhur me direktivat për ndihmën humanitare në raste katastrofash.

https://p.dw.com/p/EAo2
Shkatërrimet pas ciklonit në Rangun 18 maj 2008Fotografi: picture-alliance/ dpa

Në dokumentin pa fuqi ligjore të kongresit vjetor të të ashtuquajturit  dialogu i Shangri-La-së në Singapur thuhet, se në rast katastrofash vendimtare është ndihma e shpejtë, por qeveritë e vendeve të prekura duhet të kenë kontrollin ndaj ndihmave që vijnë nga jashtë. Qeveria mban përgjegjësinë kryesore për kujdesin ndaj viktimave të katastrofave natyrore, tha Teo Chee Hean, ministër i mbrojtjes i vendit organizator Singapurit: „Qeveria e vendit të prekur fillimisht e mban vet përgjegjësinë kryesore për t´u ndihmuar viktimave. Por nëse është e nevojshme, ajo duhet të pranojë ndihmën e organizatave ndërkombëtare dhe të vendeve të tjera. Kjo ndihmë mund të jepet vetëm me ndihmën e qeverisë përkatëse dhe nën kontrollin e mbikqyrjen e saj.“


Ministri i mbrojtjes i SHBA, Robert Gates akuzoi juntën ushtarake në Mianmar, siç quhet Birmania zyrtarisht, se me qëndrimin e saj bllokues është bashkëpërgjegjëse për vdekjen e mijëra njerëzve në zonat e katastrofës. Shumë njerëz mund të ishin shpëtuar, nëse ndihmat ndërkombëtare nuk do të ishin refuzuar me javë të tëra, tha Gates në Singapur.  „Ne i dhamë dorën disa herë në këtë krizë qeverisë së Mianmarit. Të paktën 15  herë kemi ofruar ndihmën tonë dhe i kemi kërkuar qeverisë, që të hapë kufijtë për ndihmësit ndërkombëtarë. Nuk ishim ne ata që mbajtëm veshin e shurdhër duke bërë sikur nuk kuptojmë pas kësaj katastrofe, por ishte qeveria e Mianmari që e bëri këtë."


Në të kundërt regjimi ushtarak i Birmanisë theksoi, se ndihma ndërkombëtare për të mbijetuarit e ciklonit përpara një muaji do të pranohet. vetëm nëse ajo nuk lidhet me kushte poltike. Zëvendësministri i mbrojtjes i Birmanisë Aye Mint, që morri pjesë në dialogun e Shangri-La-së në Singapur, tha, se qeveria e tij po bën më të mirën e mundshme lidhur me ndihmat, për rikthimin dhe rehabilitimin e gjendjes në rajonet e katastrofës përreth deltës së lumit Irravady. Por sipas tij jo gjithçka mund të rjedhë perfekt.


Sipas vlerësimeve të OKB-së gati gjysma e mbi 2,5 milionë njerëzve, që kanë mbetur të pastrehë prej ciklonit ndërkohë kanë marrë ndihma.