1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Diplomati i lartë amerikan në Kajro

Për herë të parë që nga rënia e presidentit egjiptian Mursi, një diplomat i lartë amerikan qëndron për vizitë në Egjipt. Në skenën ndërkombëtare shtohen kritikat ndaj udhëheqjes së re në Kajro.

Sekretari shtetëror në Departamentin Amerikan të Shtetit, William Burns (lart në foto) do të takojë nga dita e hënë (15.07.2013) zyrtarë të lartë të qeverisë kalimtare, të ushtrisë dhe të shoqërisë civile, tha një zëdhënëse e Departamentit Amerikan të Shtetit në Uashington. Burns do të theksojë në këto takime se sa më shpejt që të jetë e mundur duhet të arrihet krijimi i një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe duhet të parandalohet dhuna. Zëdhënësja nuk ka njoftuar nëse eksperti i dëshmuar për Egjiptin, Burns do të takohet edhe me përfaqëuses të Vëllazërisë Myslimane.

Në foto, Mohammed Mursi

Në foto, Mohammed Mursi

SHBA deri tani kanë reaguar të përmbajtura ndaj largimit nga pushteti të presidentit Mohamed Mursi dhe i janë shmangur qëllimisht që rënien e tij ta përshkruajnë si një grusht shteti ushtarak. Një klasifikim i tillë në bazë të ligjit amerikan do të thoshte që SHBA të ndërpresin ndihmat ushtarake për Egjiptin që çdo vit kapin shumën prej 1.3 miliard dollarë.

Vëllazëria Myslimane paralajmëron vazhdimin e protestave

Ish presidenti Mursi i cili vjen nga radhët e Vëllazërisë Myslimane u rrëzua nga pushteti më 3 Korrik nga ushtria. Paraprakisht miliona egjiptianë në disa demonstrata masive, pjesërisht të përgjakshme, kishin kërkuar fundin e sundimit të tij të perceptuar si autoritar. Vëllazëria Myslimane ka kërkuar rikthimin e Mursi-t si presidenti i parë i zgjedhur me votën e lirë të popullit në Egjipt. Organizata islamiste ka paralajmëruar demonstrata të mëtejshme për këtë të hënë.

Pamje nga protestat e ithtarëve të Mursi-së (05.07.2013)

Pamje nga protestat e ithtarëve të Mursi-së (05.07.2013)

Sipas të dhënave të ushtrisë Mursi ndodhet "për mbrojtjen e tij në një vend të sigurt", me sa duket në një kazermë. Drejtësia egjiptiane ka nisur hetimet gjithëpërfshirëse kundër ish-presidentit dhe Vëllazërisë Myslimane. Ndër të tjera dyshohet për spiunazh, për thirrje për vrasjen e protestuesve dhe për keqmenaxhim ekonomik. Gjyqësori ngriu pasuritë e 14 udhëheqësve të lartë islamistë. Nga këto masa është prekur edhe kreu i Vëllazërisë Myslimane, Mohammed Badie.