1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Diplomatët perëndimorë pasojnë njëri-tjetrin në Moskë

Gazeta HANDELSBLATT që del në Dyseldorf komenton konsultimet gjermano-ruse të zhvilluara për të tetën herë me radhë në Sankt Petersburg:

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov

"Ende nuk janë tërhequr plotësisht nga brendësia e territorit gjeorgjian trupat ruse, kur po përvijohet një normalizim i marrëdhënieve me Moskën. Në kryeqytetin rus diplomatët perëndimorë ka kohë që po pasojnë njëri-tjetrin. Edhe vizita e kancelares Merkel në Sankt Petersburg shënon kthimin e ngadalshëm në biznesin e përditshëm. Megjithatë, qeveria ruse duhet ta kuptojë faktin, që konsultimet bilaterale po zhvillohen kaq pak kohë pas marshimit të trupave ruse në Gjeorgji, si paradhënie të Berlinit. Takimi është një ndryshim, që Rusia të tërhiqet me të vërtetë deri në 10 tetor nga brendësia e territorit gjeorgjian."

Gazeta SÜDDEUTSCHE ZEITUNG komenton me tone kritike Partinë Kristjansociale CSU, pas disfatës së saj në zgjedhjet e fundit në Bavari:

"CSU-ja është një parti, e cila ka shumë të përbashkëta me koncernin DAX. Dekori i kostumeve karakteristike dhe prushimi i Alpeve e mbulon pak ashpërsinë brutale të kësaj partie, të cilën e gjen përndryshe vetëm në katet e menaxherëve: ajo mban atë, i cili garanton vota. Dhe dëbon atë, i cili nuk premton më fitore- pavarësisht nëse është ndierë e lidhur me të në vite. Nëse ka ndonjë vlerë produkti që ofron firma CSU, kjo për të nuk ka dhe aq rëndësi. Ai është një model, i cili ka funksionuar shumë mirë për një kohë shumë të gjatë. Është stili, prej të cilit CSU-ja nuk është në gjendje të heqë dorë as tani."

  • Data 02.10.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FT3e
  • Data 02.10.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FT3e