1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Diplomacia ushtarake e Çadit

Dirke Köpp/P.P9 Tetor 2013

Me operacionet kundër rebelëve islamikë dhe grupeve terroriste presidenti Idriss Déby synon të ngrejë prestigjin e vet në nivel ndërkombëtar.

https://p.dw.com/p/19wMT
Fotografi: STR/AFP/Getty Images

Çadi renditet ndër vendet e fundit të botës pavarësisht të ardhurave të tij nga prodhimi i naftës. Në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor të OKB-së, ai renditet në vendin 184 nga 187 vende. Më pak të zhvilluara se ky vend janë vetëm Mozambiku, Republika Demokratike e Kongos dhe Nigeri. Jetëgjatësia mesatare në Çad është nën 50 vjeç, vetëm një në tre të rritur dinë shkrim dhe këndim dhe 62 për qind e 11 milionë çadasve jetojnë me më pak se një euro në ditë.

Të drejtat e njeriut në Çad shkelen me këmbë kritikon Martin Petry, konsulent i pavarur që e njeh Çadin prej shumë vitesh. "Në Çad opozitarët i arrestojnë dhe i frikësojnë. Ka shumë arrestime arbitrare, shumë korrupsion të vogël ose abuzim të pushtetit nga ana e policisë dhe e ushtrisë. Nëse ke ndonjë problem dhe kërkon të drejtën tënde, kjo është pothuajse e pamundur."

Në Çad ka abuzim të pushtetit nga ana e policisë dhe e ushtarisë.
Në Çad ka abuzim të pushtetit nga ana e policisë dhe e ushtarisë.Fotografi: STR/AFP/Getty Images

Presidenti Idriss Deby është në pushtet që nga viti 1990, pra 23 vjet. Ushtria e Çadit është ndoshta një nga ushtritë e trajnuara dhe të pajisura më të mirë në jug të Saharasë. Për këtë Déby-t i vijnë në ndihmë të ardhurat nga nxjerrja e naftës, që filloi dhjetë vjet më parë.

Helga Dickow, specialiste për Çadin në Institutin Arnold Bergstraesser të Universitetit të Freiburg në Gjermani thotë: "Në politikën e jashtme Idriss Deby-n e kanë ndihmuar paratë e naftës për të zgjeruar pushtetin e tij ushtarak. Brenda vendit, ato e kanë ndihmuar Deby-n për të forcuar pushtetin politik, qeveria kontrollon të gjitha paratë nga nafta dhe mund t'i përdorë edhe për fushatat zgjedhore. Blerja e kundërshtarëve politikë është tani në një shkallë shumë më të madhe se më parë."

Mali Soldaten
Fotografi: Getty Images

Me operacionet kundër rebelëve islamikë dhe grupeve terroriste presidenti Idriss Déby synon të ngrejë prestigjin e vet në nivel ndërkombëtar. Kështu në janar të këtij viti ai e ndihmoi presidentin francez, François Hollande, për misionin ushtarak francez në Mali duke i vënë në dispozicion rreth 2,400 ushtarë nga Çadi. Kështu presidenti Idriss Déby ka arritur gjë: Çadin po e kritikojnë gjithnjë e më pak mga sa pritej për shkeljen e të drejtave të njeriut në vend.

Për Francën, ky vend në Afrikën Qendrore nuk ka rëndësi vetëm ekonomike, por edhe strategjike. Në kryeqytetin e vendit N'Djamena dhe në qytetin lindor Abeché ushtaria franceze ka dy baza të rëndësishme.

Çadi ndihmoi misionin ushtarak francez në Mali
Çadi ndihmoi misionin ushtarak francez në MaliFotografi: STR/AFP/Getty Images

Sociologu nga Çadi Remadji Hoinathy thotë, se Çadi ndjek një diplomaci ushtarake sipas motos unë ju ndihmoj p.sh. për ndërhyrjen ushtarake në Mali, dhe ju më lini rehat kur vjen fjala për çështje të caktuara. Që strategjia e presidentit Idriss Déby dhe diplomacia ushtarake është e sukseshme tregon edhe vendimi i Bashkimit Afrikan, që do ta mbështesë kandidaturën e Çadit si anëtar jo i përhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitet 2014/2015.