1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dimër edhe më i ftohtë - Rusia ndërpret furnizimin e Ukrainës me gaz

BE-ja u bëri thirrje të dyja palëve që ta zgjidhin konfliktin me rrugën e bisedimeve.

Edhe pse Ukraina e ka paguar pjesën më të madhe të borxhit, Rusia kërkon kamatë-vonesë

Edhe pse Ukraina e ka paguar pjesën më të madhe të borxhit, Rusia kërkon kamatë-vonesë

Gazpromi rus i bëri realitet kërcënimet e tij dhe e ndërpreu sot në mëngjes furnizimin e Ukrainës me gaz. Monopolisti rus i gazit tha se me përfundimin e marrëveshjes së vjetër furnizimet u ndërprenë. Ditën e fundit të vitit grindjet e Rusisë dhe Ukrainës për problemin e gazit u acaruan edhe më tej. Ukraina refuzoi të jepte garanci për kalimin tranzit të gazit rus për në Evropën Perëndimore, tha zëdhënsi i Gazprom-it Sergej Kuprijanov. Edhe pse Ukraina e ka paguar pjesën më të madhe të borxhit prej 1,5 miliardë dollarësh, Rusia kërkon për vonesat një kamatë prej rreth një gjysmë miliardi dollarë si dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për shitjen e gazit me çmim më të lartë se deri tani.

Gazsjellësit e Gazpromit kalojnë përmes Ukrainës

Gazsjellësit e Gazpromit kalojnë përmes Ukrainës

Ukraina nuk ka paguar rreth 2,1 millardë dollarë tha kryetari i kryesisë së koncernit Gazprom Alexej Miller: "Bisedimet me Ukrainën në lidhje me furnizimet me gaz për vitin 2009 dështuan. Gazpromi nuk ka marrë para nga Ukraina dhe premtimet me gojë nuk mjaftojnë. Ne mendojmë se politikanët ukrainas duan një konflikt për gazin mes të dy vendeve."

Kryeministri rus Vladimir Putin i kujtoi Ukrainës "konsekuencat" që mund të ketë në rast se ajo nuk do të lejojë kalimin tranzit të gazit rus për në Evropë. Çdo përpjekje në këtë drejtim do të konsiderohet si shkelje e marrëveshjes së prillit 2007 tha Putini në një deklaratë televizive pas një takimi me presidentin Dimitri Medvedev.

"Në qoftë se Ukraina nuk do të respektojë detyrimet sipas kontratës, do të thotë se ky vend planifikon ta anulojë atë. Dhe ky është një sinjal i qartë, për Ukrainën do të ketë pasoja." - tha Putini.

BE-ja u bëri thirrje të dyja palëve që ta zgjidhin konfliktin me rrugën e bisedimeve. Presidenca çeke e BE-së kërkoi që palët të bien sa më shpejt dakord për të mos rrezikuar furnizimin e vendeve të BE-së me gaz.

Rreth 80% e gazit rus që eksportohet në Evropë kalon përmes gazsjellësish që kalojnë në territorin e Ukrainës.

  • Data 01.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GQJE
  • Data 01.01.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GQJE