1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Dilemat e industrisë gjermane të armatimeve

Ideja biblike që shpatat të kthehen në plugje duket se është edhe sot aktuale. Por procesi i konvertimit nuk duket dhe aq i lehtë.

Në takimin e shefave të koncerneve gjermane të armatimeve me ministrin federal të Ekonomisë, Sigmar Gabriel, është e garantuar atmosfera e akullt. Nga perspektiva e shefave të koncerneve të armatimeve ministri i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari po u heq atyre nga dora fitime në miliarda. Sepse qëkurse ka marrë këtë post kryetari i Partisë Socialdemokrate Gjermane SPD, kërkesat për eksport armatimesh në vendet jashtë BE-së dhe NATO-s janë miratuar vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Gabriel thotë se ai zbaton ligjin, duke shtuar se nga ata tjetër është i hapur për t'i dëgjuar problemet e koncerneve gjermane të armatimeve. Ministri Gabriel kërkon që këto koncerne të mos prodhjojnë më vetëm armatime por të fillojnë të prodhojnë edhe produkte civile. Dhe në një rast të tillë ai madje premton edhe ndihma.

Demilitarizimi sjell mbylljen e vendeve të punës

Pas përfundimt të Luftës së Ftohtë si dhe vendet e tjera të NATO-s edhe në Gjermani filloi një proces i reduktimit të trupave ushtarake dhe i armatimeve. Në vitin 1989 ushtria gjermane, Bundeswehr, numëronte rreth 500.000 ushtarë. Sot në Gjermani ka vetëm rreth 183.000 burra dhe gra nën armë. Për shkak të pakësimit të kërkesës për armatime industria e prodhimit të armëve në Gjermani ka rreth 20 vjet që po vuan. Kjo është shoqëruar edhe me mbylljen e sipërmarrjeve dhe të vendeve të punës. Himbjet në tregun e brendshëm koncernet gjermane të armatimeve u munduan t'i kompensojnë në tregun e jashtëm. Gjermania është sot një nga furnizuesit më të mëdhej të armëve në botë.

Diskutimet për procesin e konvertimit

Kalimin nga prodhimi i armatimeve në atë të prodhimeve për qëllime civile, ekspertët e quajnë me termin konvertim. Disa politikanë gjermanë, si kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtjen, Hans-Peter Bartels, mendon se nuk është e lehtë që koncernet që deri tani kanë prodhuar tanke, të fillojnë të prodhojnë traktorë. Kurse ekspertët e ekonomisë si Hilmar Linnenkamp mendojnë se koncernet gjermane të armatimeve mund të përfitojnë shumë në tregjet civile duke zhvilluar teknologji që kanë shance në këto tregje. Ai sjell si argument faktin që shumë prej teknologjive që përdor industria e armatimeve mund të përdoren edhe për qëllime civile.

Jürgen Kerner, kryetar i Sindikatës së Industrisë së Metaleve, sjell në bisedë me DW-në një shembull nga praktika: "Një sipërmarrje që prodhon motorrë për tabke, mund të prodhojë me pak modifikime edhe trubina për centralet që prodhojnë energji përmes erës."

Edhe politologu Herbert Wulf mendon se vështirësia nuk qëndron tek përshtatja e teknologjisë, por tek ndryshimi i mendësisë tek vetë sipërmarrjet. Po ashtu ai është pro programeve shtetërore për nxitjen e procesit të konvertimit. Wulf kërkon edhe që qeveria të përcaktojë qartë se cilat janë porositë që pritet të vijnë nga Bundeswehri, në mënyrë që sipërmarrjet gjermane të armatimeve të mund të planifikojnë më mirë.

Kohës së projekteve të mëdha ushtarake po i vjen fundi

Pas projekteve për avionin luftarak Eurofighter, atë të transportit A400M dhe helikopterëve NH90 dhe Tiger që janë pjesë e programeve të modernizimit të ushtrive në Evropë, nuk priten projekte të tjera të mëdha në fushën e prodhimeve ushtarake.

Pra qoftë nga politika restriktive e eksporteve, qoftë nga ulja e kapaciteteve ushtarake në vend, në industrinë gjermane të armatimeve do të ketë shkurtime të tjetra vendesh pune. Të gjithë ekspertët janë të mendimit se konvertimi në këtë degë të industrisë dhe evropianizimi i prodhimit të armëve mund ta lehtësojnë pak valën e shkurtimeve. Megjithatë mbyllja e vendeve të punës do të vazhdojë, sepse qeveria gjermane ka vendosur që shitja dhe esksporti i armëve jashtë vendit nuk duhet t'i shërbejë vetëm ruajtjes së vendeve të punës në Gjermani.