1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dilema siriane - Deri tani vetëm apele kundër dhunës në Siri

Projektrezoluta më e fundit, e paraqitur nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania e Portugalia në Këshillin e Sigurimit kërkon vetëm "fund të menjëhershëm të të gjithë dhunës" në Siri. Deri më tani vetëm apele.

KS vendos rezolutën kundër Sirisë

KS vendos rezolutën kundër Sirisë

Wissam Tarif, një aktivist me origjinë siriane dhe zëdhënës i organizatës së të drejtave të njeriut INSAN e quan rezolutën "në thelb pa vlerë" dhe kritikon para së gjithash që në tekstin e rezolutës mungon çdo përmendje e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, "para së cilës mund të përndiqeshin shkeljet e të drejtave të njeriut të regjimit sirian pas një rrëzimi të Assadit".

Dora mbrojtëse e Moskës

Heqja dorë nga sanksionet ose masa të tjera ndëshkimore ka të bëjë para së gjithash me punën e fuqive me të drejtë vetoje në OKB, Rusi dhe Kinë. Alexander Rahr nga Shoqata për Politikën e Jashtme kujton që Rusia vazhdon të jetë aleat indirekt ushtarak i Sirisë. "Moska mban në këtë vend bazën e saj më të rëndësishme ushtarake detare në Mesdhe. Siria është njësoj si Irani një blerëse e zellshme e armëve dhe pajisjeve ushtarake ruse. Embargoja do të prekte në këtë mënyrë edhe kompleksin ushtarak -industrial të Rusisë."

Alexander Rahr nga Shoqata për Politikën e Jashtme

Alexander Rahr nga Shoqata për Politikën e Jashtme

Veç kësaj, Moska e sheh veten në Lindjen e Afërt si lojtare kundërshtare të SHBA dhe BE, kjo veçanërisht pas ndërhyrjes ushtarake të shteteve të NATO-s në Libi. Edhe për këtë arsye e mbron Moska Assadin, përtej të cilit ajo nuk sheh alternativë. "Sipas mendimit të ekspertëve rusë, me shkarkimin e Assadit nuk Siri nuk do të vinte stabiliteti, ndoshta do të ndodhte e kundërta. Një islamizëm ekstremist në Siri do të bëhej një sfidë serioze për Rusinë," thotë Rahr.

Edhe për Perëndimin, aktualisht nuk diskutohet një ndërhyrje ushtarake. Ndryshe nga gjendja në Libi, ku pasojat e luftimeve ndaj vendeve të tjera arabe ishin të kufizuara, nga zhvillimet në Siri preket barazpesha strategjike e të gjithë rajonit. "Problemi për Perëndimin konsiston ende në faktin që nuk dihet se si do të ndikonte një ndërhyrje ushtarake ndaj gjendjes në Liban, në vendin fqinjë Irak ose në konfliktin midis Izraelit dhe shteteve arabe, thotë Michael Bauer, ekspert për Lindjen e Mesme në Qendrën për Kërkime Politike të Aplikuara në Mynih. "Këto janë të gjitha vatra krize në rajon dhe ekziston droja për një destabilizim të të gjithë rajonit."

Michael Bauer, ekspert për Lindjen e Mesme në Qendrën për Kërkime Politike të Aplikuara

Michael Bauer, ekspert për Lindjen e Mesme në Qendrën për Kërkime Politike të Aplikuara

Fuçia e barutit Siri

Kësaj i shtohet edhe një rrjet i ndërthurrur grupimesh etnike dhe fetare, që në dallim nga popullsitë relativisht homogjene në Tunizi dhe Egjipt, përfaqëson pamjen e shoqërisë së sotme siriane. Elita në pushtet i takon minoritetit të alevitëve, një dege shiite të fesë islame. Por shumica e popullit janë myslimanë sunitë, të cilët përfaqësojnë edhe pjesën më të madhe të forcave të armatosura siriane. Krahas tyre, në vend ka edhe kurdë, të krishterë dhe druzë. Tensione midis grupeve të ndryshme të popullatës kanë qenë gjithnjë të pranishme në vend. Por rreziku i një lufte civile në  Siri shtohet me shkallën e shtimit të dhunës në vend, kjo është droja e ekspertëve.

Autor: Daniel Scheschkewitz/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi