1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Dilema në SHBA - Marrëveshje për buxhetin ose recesion në 2013?

Presidenti amerikan Obama ndërpreu pushimet e tij në Havai për të organizuar sonte një takim të udhëheqësve të Kongresit në Shtëpinë e Bardhë mbi çështjen e shmangies së përplasjes me "fiscal cliff".

ARCHIV - ILLUSTRATION - US-Geldscheine liegen am 14.07.2011 in Dresden auf einer US-Flagge. US-Präsident Obama startet derzeit einen verzweifelten Versuch, den Etatstreit in letzter Minute zu lösen. Sollte es keine Einigung mit den Republikanern geben, drohen massive Kürzungen. Maßnahmen des Sparpaketes sind unter anderem das Anheben der Lohnsteuer um zwei Prozent oder das Streichen von bestimmten Hilfen für Arbeitslose. Foto: Arno Burgi dpa (Zu dpa «Obama greift in Etatstreit ein - Chancen auf Einigung schwinden» vom 27.12.2012) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Symbolbild - Etatstreit in den USA

Grindja buxhetore në SHBA dhe rreziku prej të ashtuquajturit "fiscal cliff" (kombinim i rritjes së taksave dhe uljes drastike të shpenzimeve) kanë rënduar situatën në tregjet e aksioneve të Nju-Jorkut të enjten (27.12.2012). Treguesi Dow Jones u mbyll me 0,1 për qind më pak në 13.096 pikë. Edhe çmimi i naftës ra qartë me gati 27 cent për fuçi. Presidenti Barack Obama dhe politikanë udhëheqës të Kongresit po përpiqen të shmangin në momentin e fundit dështimin e negociatave për buxhetin. Kështu Obama takohet të premten (28.12.2012) në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqës politikë të të dyja palëve në Kongres. Afati për marrëveshje përfundon më 31 dhjeror, përndryshe vitin e ardhshëm rrezikojnë rritje masive të taksave dhe shkurtime të shpenzimeve.

US President Barack Obama (L) delivers the State of the Union address to a joint session of Congress on Capitol Hill in Washington DC, USA, 27 January 2010. The State of the Union address comes one year and one week after Obama took office. President Obama is speaking on a wide variety of issues such as the federal deficit, unemployment, health insurance reform, campaign contributions and foreign policy. EPA/MIKE THEILER

Salla plenare e Kongresit të SHBA-së

Taksa për të pasurit mollë sherri

Në rast se nuk arrihet marrëveshja në fjalë, vendi mund të zhytet në recesion, gjë që do të sillte pasoja të rënda për gjendjen e ekonomisë botërore. Konkretisht 'përplasja' me "fiscal cliff" do të thotë ngritje taksash dhe ulje shpenzimesh me vlerë 600 miliardë dollarë amerikanë. Përllogaritet se ekonomia e Shteteve të Bashkuara do të tkurrej vitin e ardhshëm me 0,5 për qind. Niveli i papunësisë do të kapërcente 9 për qind. Çështja që i ndan më shumë demokratët dhe republikanët është ajo e rritjes së taksave për më të pasurit. Derisa demokratët ngulin këmbë në të, republikanët ndiejnë detyrimin për ta shmangur një rritje të tillë.

DW.COM