1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Diell, plazh dhe biberon- Politikanët gjermanë shkojnë me pushime

Shkëputja nga energjia atomike dhe aprovimi i kontrolleve gjenetike me embrionet njerëzore u bënë, por ulja e taksave apo shitja e armëve janë tema me të cilat politikanët do të merren edhe gjatë pushimeve të verës.

Pushime në Tirolin Jugor

Pushime në Tirolin Jugor

Një vend i preferuar pushimesh për politikanët gjermanë është Tiroli jugor. Në pushimet e verës ata mund të shohin atje njeri tjetrin në rrugë. Kryetari i socialdemokratëve, Frank- Walter Steinmeier do të shkojë atje së bashku me të shoqen, Elke Büdenbender për të bërë ecje malore. Vitin e kaluar ata nuk mundën të bënin pushime për shkak të një transplatimi veshke. Edhe ministri i Shëndetësisë Daniel Bahr (FDP) do t`i kalojë pushimet në aplet italiane. Në Kraxeln, do të mësojë së bashku me të shoqen për parandalimin e sëmundjeve nëpërmjet lëvizjeve dhe për marrjen e ushqimeve të duhura.

Tiroli, ka qenë vend i preferuar pushimesh për kancelaren Angela Merkel. Por, Kryetarja e Partisë Kristiandemokrate nuk tregon ku do të shkojë të marrë veten nga kriza e euros, paketa e ndihmave për Greqinë dhe nga kthesa energjetike.

Majorka- vend i preferuar pushimesh për gjermanët

Majorka- vend i preferuar pushimesh për gjermanët

Politikanë të tjerë, si ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich (CSU) do të shkojë në det. Ai shpreson të marrë shumë diell dhe të bëjë plazh në Andaluzi, por dëshiron po ashtu të ngjitet edhe në shkëmbin e lartë 100 metra Peñon de Ifach, para bregdetit spanjoll: "Dua të shkoj aty lart dhe të shijoj pamjen".

Edhe kryetarit të Liberalëve demokratë Philipp Rösler i pëlqen uji: «Mbase shkojmë me fëmijët disa ditë në Detin e Veriut, për të kaluar sa më shumë kohë me familjen."
Më aventuresk tingëllon ministri i Zhvillimit, Dirk Niebel (FDP) dhe tre bijtë e tij: «Do të shkoj me tre djemtë në kurs parashute dhe do të kaloj sa më shumë kohë me familjen."

Angela Merkel me pushime, me të shoqin Joachim Sauer

Angela Merkel me pushime, me të shoqin Joachim Sauer

Punët e politikës kanë kthyer shefin e fraksionit të Të majtëve, Gregor Gysi nga një udhëtim jashtë shtetit, ku ishte me të bijën. Në muajin shtator në landin Meklenburg- Vorpommern dhe në Berlin zhvillohen zgjedhjet. Deri atëherë ai do të angazhohet në fushatën zgjedhore të partisë.

Shefi i fraksionit të unionit, Volker Kauder (CDU) vjen po ashtu vërdallë për çështje politike. Pas "Turnesë verore të Volker Kauder-it" nëpër zonën e tij elektorale Rottweil-Tuttlingen në landin e Baden Vyrtembergut, pason një udhëtim politik për në Indi. «Summa summarum, atij do i mbesim pak ditë për pushime, nëse do të bëjë ndonjë të tillë," thotë një zëdhënës i tij për axhendën verore.

Ministrja e punës, Ursula von der Leyen (CDU) do të shkojë me familjen për disa ditë në Sardenja: "Pa shumë aksione, duke shëtitur me arkë, shijuar ajrin e fresktë!". Në pjesën e tjetër të pushimeve verore, ajo do të kufizojë ditët e punës në dy apo tre në javë ,në mënyrë që të kalojë kohë me fëmijët, para se të fillojnë diskutimet për buxhetin.

Kryetari i fraksionit të liberalëve demokratë, do të shkojë në Liqenin Bodensee: "Do të bëjë një kurë dobësimi. Do të bie të paktën pesë kilogram." Kryetarja e Të gjelbërve Claudia Roth, do të shkojë në Turqi, pasi të mbarojë kampinati i futbollit për femra.

Liqeni Bodensee

Liqeni Bodensee

Kështu, edhe kur shkojnë për pushime politikanët nuk mund të shkëputen krejtësisht nga puna e tyre. Pas pushimeve të verës fillojnë diskutimet e fundit për buxhetin e 2012. Dhe deri në vendimin përfundimtar në vjeshtë, kristiandemokratët, kristiansocialët dhe liberalët demokratë do të diskutojnë edhe për uljen e taksave. Në të gjitha këto tema, përzihet ministri i Financave Wolfgang Schäuble (CDU). Me sport dhe pushime në Sylt, ai kërkon të kthjellojë mendimet. Schäuble shkon gjithnjë për pushime me familjen në ishujt e Detit të Veriut, ku zhvillon turne me Handbike.

As ministrja Kristina Schröder (CDU), e sapo bërë nënë nuk mund të shkëputet krejt nga puna si ministre e Familjes. Në programin e pushimeve të ministres, bëjnë pjesë ndërrimi i pelenave dhe netët pa gjumë. Në fund të muajit qershor pa dritën e botës e bija, Lotte Marie. Por megjithëse është me lejen e lindjes, ministrja merret shumë me sektorin e saj, informon gazeta "Bild".

Autor: dpa/ Aida Cama

Redaktoi: Dr. Pandeli Pani