1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dialogu Prishtinë Beograd: Nuk u arrit suksesi

Mediat njoftojnë njëzëri se nuk u arrit suksesi në takimin e së mërkurës nes kryeministrave të Serbisë dhe Kosovës Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi. Takimi tjetër mes tyre zhvillohet në 4 mars.

default

Hashim Thaci, Cathrin Asthon dhe Ivica Dacic

Agjencia e lajmeve dpa, njofton se bisedimet mes Thaçit e Daçiç për veriun e Kosovës nuk rezultuan me sukses- Në bisedimet e së mërkurës u diskutua sidomos tërheqja e institucioneve serbe nga Veriu. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një kusht i Berlinit për t'i thënë Po fillimit të negociatave të anëtarësimit. Pikërisht për këtë ishte në Berlin të mërkurën, zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.

Duke njoftuar raundin e pestë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradi zyrtarët evropianë i cilësuan biseimdet si substanciale, të rëndësishme dhe vendimtare. Për shkak, siç u tha, „të rëndësisë së madhe të takimit“, shefja e diplomacisë evropiane i kishte rezervuar dy pasdite te saj vetëm për bisedimet me kryeministrat Daçiç dhe Thaçi. Rëndësinë e këtij takimi dhe rezultatin e dialogut e theksuan edhe kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy. Ata i kujtuan Beogradit dhe Prishtinës se rezultatet e dialogut kanë rëndësi thelbësore për rrugën e Serbisë dhe të Kosovës drejt integrimit në Evropë.

„Kjo është një javë shumë e rëndësishme. Me shpresë presim takimin e kryeministrit Daçiç dhe Thaçi në raudin e pestë të dialogut dhe shpresojmë për të njëjtën frymë konstruktive si dhe më parë. Rezultatet e dialogut janë të një rëndësie kritike për marrëdhëniet e BE me Kosovën dhe Serbinë“, u shpreh Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Kosovo Kosovska Mitrovica Winter

Mitrovica e ndarë

Rajon i vetëqeverisur në kuadër të juridiksionit të Kosovës?

Pas ditës së parë të bisedimeve asnjëra palë nuk donte të komentojë dialogun. Çështja e veriut të Kosovës ishte në fokus të këtij raundi të dialogut. Zgjidhja e „çështjeve të ndjeshme“ siç është çështja e institucioneve në veri, duhet të marrë rëndësi substanciale në pikën vendimtare, në të cilën ndodhet dialogu, thonë analistët evropianë. Në grupin ndërkombëtar të krizave (ICG), para këtij raundi bisedimesh vlerësojnë se pozicioni i Beogradit dhe Prishtinës “kurrë nuk kanë qenë më pranë në çështjen e veriut të Kosovës“. Sipas tyre zgjidhja shihet në transformimin e institucioneve ekzistuese në veri në „organe vetëqeverisëse në rajon, të cilat mund ta gjejnë veten në kuadrin e juridiksionit të Kosovës:

„Beogradi dhe Prishtina duhet të shfrytëzojnë këtë shans për bisedime substanciale mbi transformimin e strukturave ekzistuese në veri të Kosovës. Gjetja e rrugës së drejtë do të jetë e vështirë, por faza e fillimit të dialogut dhe zhvillimi i ngjarjeve japin shpresë, se një normalitet i ri po shfaqet ngadalë ndërmjet dy fqinjëve“, thotë drejtoresha e ICG-së për Evropën, Sabine Freizer.

Normalitet i ri serbo-kosovar

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç, ka ardhur në Bruksel me propozimin për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, me përgjegjësi të qarta. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se në dialog do të paraqesë një „ofertë pozitive“ për serbët në Kosovë, që të integrohen në „jetën e re kosovare“, në parlamentin e ardhshëm të Kosovës dhe në institucionet qendrore dhe lokale: „Qëllimi ynë është të integrojmë të gjithë serbët në institucionet e Kosovës.

Ne ndërtojmë vendin, në të cilin të gjithë qytetarët të gëzojnë të njëjtat të drejta, sidomos komunitetet pakicë. Kosova dhe Serbia sot janë në Bruksel jo për të mundur njëra-tjetrën, por që të gjejmë një rrugë të përbashët, që të merremi vesh dhe të ecim drejt intregrimeve euroatlantike“, deklaroi Thaçi para fillimit të raundit të pestë të dialogut në Bruksel.