1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dialogu për vizat arritje e madhe - reagime në Kosovë për raportin e progresit nga Komisioni i BE-së

Qeveria e Kosovës e ka përshendetur raportin e progresit të Komisionit Evropian për Kosovën. Arritje përcaktimi i afatit për dialogun rreth vizave.

Ministrja e integrimeve evropiane në qeverinë e Kosovës, Vlora Qitaku

Ministrja e integrimeve evropiane në qeverinë e Kosovës, Vlora Qitaku

Ministrja e integrimeve evropiane në qeverinë e Kosovës, Vlora Qitaku, tha se raporti paraqet gjendjen reale dhe faktike të Kosovë. Një ndër të arriturat më të mëdha, ministrja Qitaku, përmendi fillimin në muajin dhjetor të dialogut me Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky proces sipas saj është një ndër të arriturat më të mëdha që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Këto komente, ministrja e integrimeve Evropiane, Vlora Qitaku i bëri menjëherë pas publikimit të raportit të Progresit nga ana e komisionerit, Stefan Füle.

“Ne do të punojmë që gjatë 12 muajve të ardhshëm, raporti i Komisionit Evropian të shërbejë si bazë për zhvillimin e dialogut racional dhe konstruktiv ndërmjet aktorëve të ndryshëm të shoqërisë sonë me qëllim të ndërtimit të konsensusit mbarëshoqëror për ndërmarrjen reformave të thella politike, ekonomike dhe shoqërore”, tha ministrja Vlora Qitaku.

Sipas saj, strategjia e zgjerimit ka rikonfirmuar agjendën evropiane të Kosovës me vazhdimin e mbështetjes së dy prioriteteve thelbësore, liberalizmin e vizave dhe marrëveshjes tregtare Kosovë-BE.

Autor: Bekim Shehu / Prishtinë

Redaktoi: E. Xhani