1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dialogu me Serbinë kriter politik për integrimet evropiane të Kosovës

Kriteret për Kosovën - Lufta ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, reformimi i administratës publike, mbrojtja dhe kultivimi i trashëgimisë kulturore dhe i të drejtave të pakicave.

Prishtina capital of Kosova Wikipedia: Priština (albanisch Prishtina/Prishtinë; kyrillisch Приштина), ist Hauptstadt und Regierungssitz der Republik Kosovo. Priština ist mit 550 Tausend Einwohnern die bevölkerungsreichste und flächengrößte Stadt des Kosovo, dessen administratives, politisches, wirtschaftliches sowie kulturelles Zentrum sie ist. Das Gebiet Prištinas unterteilt sich in 41 Dörfer und der Stadt selbst. Priština beherbergt das Hauptquartier der UNMIK, der OSZE-Mission im Kosovo und der EU-Mission im Kosovo sowie der wichtigsten Institutionen wie Parlament, Regierung und Präsident des Kosovo. Priština ist außerdem Verwaltungssitz der gleichnamigen Großgemeinde. *** Bild von Bekim Shehu, DW 31. August 2010

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, shprehen të bindur se deri në fillim të prillit, Komisioni Evropian, do t'i caktojë Kosovës datën e nisjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim - Asociimit (MSA). Me këtë Kosovës do t'i mundësohet të vendosë marrëdhënie kontraktuese me Bashkimin Evropian. Komisioneri i Bashkimit Evropian për zgjerim, Stefan Fyle, në tetorin e vitit të shkuar i dorëzoi Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit, ku qeverisë në Prishtinë iu kërkua që të përmbushë disa kritere, siç u tha "afatshkurtra", në mënyrë që Komisioni Evropian të mund të caktojë një datë për fillimin e negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes. Kriteret afatshkurtra që iu kërkuan Kosovës, ishin, "reformat shumta demokratike, lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, trafiqeve, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, reforma e administratës publike, mbrojtja dhe kultivimi i trashëgimisë kulturore dhe të drejtat e komuniteteve".

Zëvendës-ministri i integrimeve evropiane në qeverinë e Kosovës, Gëzim Kasapolli, thotë se institucionet e Kosovës që nga tetori i vitit të shkuar kanë shënuar përparime në përmbushjen e kritereve "afatshkurtra", dhe ai është i bindur se në pranverën e vitit 2013, Komisioni Evropian do të japë dritën jeshile që Kosova të mund të nisë negociatat për marrëveshjen e stabilizim- asociimit.

European Commissioner for Enlargement and European Neighborhood Policy Stefan Fuele, left, addresses the media after talks with Serbian Prime Minister Mirko Cvetkovic, at rear. in Belgrade, Serbia, Friday, Oct. 14, 2011. The European Union will grant Serbia the status of a candidate for membership but will not open formal accession talks until Serbia and Kosovo normalize their ties, diplomats said Wednesday. Serbia has been expected to become a formal candidate for EU membership since the arrest earlier this year of war crimes fugitive Ratko Mladic and his extradition to the international war crimes court. (Foto:Darko Vojinovic/AP/dapd) EU-Kommissar für Erweiterung und Europäische Nachbarschaftspolitik

Stefan Fyle

"Ne deri më tash kemi arritur suksese të prekshme, sa i përket këtyre kritereve dhe besoj se deri në mars do të marrim një vlerësim pozitiv lidhur me nisjen e negociatave për MSA. Duke marrë parasysh që kriteret që na janë parashtruar tashmë i kemi përmbushur dhe u kemi paraqitur edhe rezultate konkrete institucioneve të BE-së, ato ndërkohë e kanë bërë vlerësimin e këtyre kritereve dhe ne tani presim vendimin për fillimin e negociatave për MSA. Shpresoj që ato të nisin në fillim të pranverës", thotë Gëzim Kasapolli.

Dialogu me Serbinë kriter politik për integrimet evropiane të Kosovës

Por, njohësit e integrimeve evropiane thonë se në rastin e Kosovës Komisioni Evropian, nuk ka marrë parasysh vetëm kriteret teknike, por, edhe ato politike. Naim Rashiti, analist nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, ICG, thotë se kriteri politik për Kosovën lidhet me dialogun me Serbinë dhe në këtë pikë sipas tij, "të dyja vendet e kanë të ndërlidhur agjendën e integrimeve evropiane. BE-ja e ka përcaktuar këtë kusht në agjendën e zgjerimit për këto dy vende dhe ka vendosur këto kushte si kritere politike për ecjen e këtyre dy vendeve drejt anëtarësimit. Në shumë raste fati i tyre është i lidhur, pavetëdijshëm, andaj do t'u kërkohet të dyja vendeve të bëjnë avancime të theksuara për të ecur më tutje. Megjithatë, pjesa tjetër e kritereve mbetet e ndarë për të dyja vendet por në këtë fazë BE-ja po e dëshmon se do të kushtëzojë me kritere politike", thotë Naim Rashiti.

Në procesin e integrimeve evropiane të Kosovës, përfshihet edhe procesi i liberalizimit të vizave, ndonëse ky proces nuk lidhet drejtpërdrejt me fillimin e negociatave për marrëveshjen MSA. Kosova ka kohë që e ka marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, por, ende nuk ka veprime konkrete nga Komisioni Evropian. Një njohës tjetër i integrimeve evropiane, Mrush Ujkani, thotë se "një njollë të keqe në këtë proces ka vënë skandali në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës që kishte të bënte me pasaportat biometrike". Në këtë skandal, ku u zbulua një mitmarrje për tenderin e pasaportave, u përfshi edhe një kompani austriake, e cila prodhonte pasaportat biometrike për Kosovën. Kjo kompani nuk i prodhon më pasaportat biometrike të Kosovës. "Rasti i fundit që ka ndodhur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, skandali i shumë përfolur i pasaportave biometrike me kompaninë austriake, mendoj që e ka vënë në një hije shumë të errët të gjithë këtë proces", thotë Emrush Ujkani.

Analisti Ujkani, rikujton një deklaratë të raportueses për Kosovën në parlamentin evropian, Ulrike Lunaçek, pas skandalit me pasaportat biometrike, ku thoshte se "me afera të tilla siç ishte ajo e pasaportave biometrike, mos mendoni se mund të hyni në Evropë, ose mos mendoni të lëvizni lirshëm në Evropë".

Sidoqoftë, Procesi i Stabilizim-Asociimit, i miratuar dhe i vënë në fuqi në vitin 1999, është korniza e politikave të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të së cilës zhvillohet procesi i integrimit të këtyre shteteve në BE deri në anëtarësimin e tyre të plotë. Në këtë proces ndonëse vetëm në fillim të tij, tashmë është përfshirë edhe Kosova. Procesi i Stabilizim- Asociimit ka tri qëllime strategjike: Stabilizimin dhe tranzicionin drejt një ekonomie të lirë dhe konkurrente të tregut, promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivën Evropiane.