1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Dialogu Kosovë- Serbi

Qeveria e Kosovës ka deklaruar sot se dialogu i vërtetë me qeverinë e Serbisë mund të fillojë pas zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen në Kosovë.

default

Zëvëndëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi, tha sot se dialogu i vërtetë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të fillojë pas zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë. Zëvëndëskryeministri Kuçi tha se pas zgjedhjeve do të ketë legjitimitet demokratik, gatishmëri e unitet qytetar për të hyrë në dialog me Serbinë, mirëpo, nuk e përjashtoi mundësinë që edhe tash të fillojë dialogu për disa çështje teknike.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi

Zëvëndëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi

“Dialogu i vertetë do të fillojë pas zgjedhjeve nacionale që do të mbahen në Kosovë dhe atëherë do të ketë gatishmëri dhe unitet qytetar për këtë. Ndërsa, temat që kanë qenë në vijim e sipër, si temat për të pagjeturit- janë zhvilluar edhe më herët bisedime, mund të zhvillohen edhe tash, por gjithmonë duke i ikur ndikimeve që mund të kene temat me peshë politike”, tha Kuçi per gazetarët, pas seancës së Kuvendit të Kosovës.

Këtë deklaratë, zëvëndëskryeministri Hajredin Kuci e bëri e bëri pas deklaratës së shefes së dipomacisë evropiane Kethrin Eshton, se presidenti serb Boris Tadiç dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi janë gati të nisin dialogun. Mediat serbe nga ana e tyre njoftojnë se zëvendëkryeministri serb, Bozhidar Gjeliç, ka thënë se një nga temat e para që mund të diskutohet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë doganat.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 28.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PrHJ
  • Data 28.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PrHJ