1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Dialogu Kosovë - Serbi & Raportet Shqipëri - Serbi dhe Serbi - BE, në 2010

Përfaqësuesit e serbëve që marrin pjesë në institucionet e Kosovës kërkojnë që të përfshihen në bisedimet Prishtinë-Beograd, si pjesë e përgjegjësisë që ata kanë në Kosovë. Këtë qëndrim kanë mbështetur edhe institucionet kosovare. Por zyrtarë të qeverisë në Beograd janë të mendimit se serbët e Kosovës nuk duhet të jenë pjesë e dialogut që pritet të fillojë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Viti 2010 shënoi disa lëvizje pozitive të cilat Ballkanin Perëndimor e shndërrojnë nga një burim konfliktesh në të shkuartën, në një burim stabiliteti dhe bashkëpunimi drejt perspektives së përbashkët europiane. Gjatë këtij viti është rritur niveli i marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndonëse kanë mbetur dallimet sa i përket statusit të Kosovës.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme për Serbinë ishte heqja në filllim të vitit 2010 e regjimit të vizave për udhëtimin e qytetarëve të këtij vendi në vendet e Shengenit. Një ngjarje tjetër ishte edhe vendimi i BE për fillimin e procesit të ratifikimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim. Mirëpo një problem shumë serioz për Serbinë mbetet përfundimi i bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës për krime lufte si dhe dialogu i ardhshëm me Kosovën.

Autor: Bekim Shehu/Ani Ruci/Marina Maksimoviq

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 29.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ql4K
  • Data 29.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ql4K