1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Hapat

Dialogu Kosovë-Serbi & Personat e pagjetur në Kosovë & Pakica rome në Serbi

1. Takimi i radhës në dialogun Kosovë-Serbi, pritet të sjellë edhe rezultatet e para që nga fillimi i tij. Pala kosovare, thotë se me palën serbe pritet të arrijë një marrëveshje kornizë, për cështjen e energjetikës, telekomunikacionit dhe levizjes së lirë. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Bekim Shehu.

2. Gjatë javës që po lëmë pas në Kosovë u shënuar dita kombëtare e personave të zhdukur. Në Kosovë janë edhe 1,813 persona të pagjetur, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Qindra mbetje mortore vazhdojnë të qëndrojnë në Morgun e Prishtinës, për të varrosurit pa analiza të ADN-së dyshohet për identifikime të gabuara, përderisa dyshimi i përdorimit të furrnaltave per djegjen e trupave jep te kuptoje se fati i disa prej tyre nuk do t´zbardhet kurre. Ajete Beqiraj më gjerësisht.

3. Një nga problemet me të cilin ballafaqohet pakica rome në Serbi padyshim është edhe jeta pa dokumente themelore personale. Ndërsa nga problemet më të mëdha të rinisë rome në Serbi është ndërprerja e hershme e shkollimit. Maja Radu informon nga Sombori.

  • Data 30.04.2011
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/116oA
  • Data 30.04.2011
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/116oA